Bardhi Rabiaj dhe vëllai i Aldo Bares u vranë në një tavolinë

04/04/2005 Bashkë me ta kanë qenë dhe Enveri e Alfred Shkurtin që shpëtuan gjallë
Vëllai i Enver Rabiajt dhe ai i Alfred Shkurtit, janë vrarë në të njëtën ditë. Madje në vendin ku ata janë ekzekutuar, janë ndodhur edhe i ashtëquajturi Aldo Bare(Alfred Shkurti) dhe dhe Enver Rabiaj. Por, këta dy të fundit kanë mundur të shpëtojnë dhe vetëm Enveri ka marrë dy plagë një në shpatull e një në këmbë. Sipas policisë së Lushnjës, e cila i ka përcjellë informacionet tek ajo kryeqytetit, dyshohet se ka qenë i njëti person që ka qëlluar mbi vëllanë e Aldo Bares dhe të Enver Rabiajt. Gjithashtu, nga informacionet operative dyshohet se Bardhi Rabiaj dhe vëllai i tij Enveri, ishin miq të ngushtë me Alfred Shkurtin.
Konflikti
Një vrasje e dyfishtë, e cila ndoshta nisi një serial ekzekutimesh mes dy grupeve rivale. Sipas policisë, dyshohet të ketë qenë vrasja e vëllait të Alfred Shkurtit dhe Bardhi Rabiajt që nisën një sherr midis dy grupeve rivale në Lushnjë, që duket se vazhdon ende. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të policisë së Tiranës, të cilat tashmë kanë marrë informacione dhe dosjen hetimore të të gjitha bëmave të këtyre bandave. Burimet thonë se kanë qenë trazirat e vitit 1997, kur në Lushnjë është ekzekutuar vëllai i Aldo Bares. Vrasje që duket se e ktheu në një “legjendë” Alfred Shkurtin i cili do të hakmerrej për të vëllanë. Sipas policisë, dyshohet se vëllai i Alfred Shkurtit është ekzekutuar me armë nga Tur Daja, i njohur si një nga eksponentët e krimit në rrethin myzeqar. Burimet thonë se pikërisht ditën që është vrarë vëllai i Aldo Bares, është qëlluar edhe mbi Bardhi Rabiajn. Gjithashtu, burimet thonë se dy vëllezërit Shkurti kanë qenë së bashku me dy vëllezërit Rabiaj në momentin që kanë qëlluar ndaj tyre. Por, Enver Rabiaj dhe Alfred Shkurti janë larguar duke shpëtuar gjallë. Enveri ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në këmbë. Sipas burimeve të policisë, dy të vrarët dhe dy të mbijetuarit kanë qenë shokë të ngushtë me nëjri-tjetrin.
Hetimet
Por, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ende nuk ka arritur të konkludojë rreth faktit të shpërthimit të eksplozivit te një pallat në rrugën “Don Bosko”, që mori jetën e një të riu. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thonë se nuk janë kryer ende të gjitha ekspertizat dhe verifikimet e mundshme dhe për këtë shkak, nuk mund të konkludohet nëse viktima është ekzekutuar aksidentalisht apo nga dikush tjetër. Sipas prokurorisë, tashmë është e provuar se në këtë ngjarje ka dorë Banda e Lushnjës. Gjithashtu, dyshohet se objektiv i atentatit të dështuar mund të ketë qenë një ish-zyrtar i policisë që ka hetuar këtë bandë. Por, ky version do të jetë si i dyshuar deri në momentin e rezultatit përfundimtar të kësaj ngjarje, thonë burimet. Kjo, pasi është ende enigmë se si i shpërtheu në dorë eksplozivi viktimës. Prokuroria mësohet se po heton në të dyja pistat. Atë që mund të ketë qenë thjesht një thirrje aksidentale që aktivizoi eksplozivin. Dhe tjetra mbi dyshimet se dikush nga ata që e kanë çuar me mision e kanë eleminuar. por, burimet sqarojnë se pas identifikimit të viktimës dhe njoghjes me të kaluarën e tij, po hetohet edhe në një psitë të tretë. Kjo për faktin se Lute Rabiaj, e ëma e Enver Rabiajt ka prtenduar para hetuesve se ky i fundit kishte tre vjet që qëndronte në Greqi dhe se nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer. Burimet thonë se dikush mund t’i jetë druajtur një hakmarrje të mundshme të vëllait të vrarë në ’97-ën, Bardhit. Dhe për këtë shkak e kanë ekzekutuar para se ai të vepronte, thonë burimet. Ato përfundojnë se gjithçka deri tanimë mbetet në kuadrin e dyshimeve, pasi nuk ka asnjë provë për zyrtarizimin e pistave rreth motivit të ngjarjes.
Lushnjarët e arrestuar biseduan në celular natën e ngjarjes me viktimën
Tre të rinjtë lushnjarë të arrestuar si persona që kishin dijeni mbi ngjarjen, Elvis Pethi, Ardian Llapushi dhe Mario Hasani, kishin biseduar shpesh në telefon celular me viktimën kohët e fundit. Ky fakt është vërtetuar pas verifikimit të thirrjeve që kishte kryer dhe marrë numri celular që iu gjet viktimës. Burimet thonë se nga verifkimet e këtyre thirrjeve, u konkluduar se ata kishin marrë njëri-tjetrin reciprokisht në telefon. Madje kishin kryer biseda të shpeshta edhe natën e ngjarjes, thonë burimet. Tre lushnjarët u arrestuan nën akuzën e pengimit të hetimit. Ata dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen dhe objektivin e atentatit. Por e vetmja gjë që ata kanë pohuar para hetuesve ka qenë se numri ishte i Leonard Prifitit. Njëri prej të arrestuarve kishte edhe lidhje të afërta miqësore me Priftin, një prej të akuzuarve kryesorë të Bandës së Lushnjës. Burimet thonë se nga verifkimet e kryera nuk rezultoi asnjë tipar fizik i ngjashëm i tij, me ato të Leonard Priftit. Për këtë shkak u dyshua se tre të rinjtë kishin mashtruar duke u munduar që Prifiti të konsiderohej i vdekur nga policia dhe të pushohej kërkimi e akuzat e ngritura ndaj tij.
Historia e vrasjeve të bandës së Lushnjës
Vrasjet nisën kohë më parë, në nëntor të vitit 1998. E tëra ka nisur pas një grindjej mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë, është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv, 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se, gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano.
Të pandehurit e dosjes
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.
Hetim nëse viktima u vetëvra apo u eliminua
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka arritur ende të konkludojë zyrtarisht, nëse viktima e eksplozivit te “Don Bosko” është vrarë aksidentalisht, apo është eliminuar nga dikush tjetër. Burime pranë organit qendror të akuzës, pohojnë se dyshimet më të forta janë për një shpërthim aksidental, që mori jetën e një atentatori, objektivi i të cilit mendohet të ketë qenë një ish-zyrtar i policisë. Por, po hetohet edhe në pistën tjetër, se viktima mund të jetë eliminuar nga bashkëpunëtorët e tij, për shkaqe ende të errëta. Burimet thonë se pritet rezultati i ekspertizës së vendit të ngjarjes dhe shkaqeve që kanë çuar në shpërthimin e lëndës plasëse, për të konkluduar zyrtarisht në një version përfundimtar. Ende punohet për të parë se a ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Tre personat e ndaluar në bazë të dyshimeve se kanë dijeni mbi shpërthimin e eksplozivit te “Don Bosko” si dhe mbi personin që humbi jetën aty, nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre