E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaxhai i Enverit: “Dy nipërit e mi, anëtarë të bandës së Aldo Bares”

04/04/2005  “Ju tregoj familjen e shpërbërë të vëllait tim.

Përse u vranë djemtë e vëllait dhe pse u larguan

nga fisi yn녔. Këto janë janë fjalët e xhaxhait të

Enver Rabijes, viktimës së “Don Boskos”. Hyseni 64-vjeçar, flet me ato çka ka dëgjuar, pasi thekson se prej kohësh, që kur i kishte vdekur i vëllai, i kishte humbur lidhjet me nipërit, të cilët ishin shpërngulur nga Gradishta së bashku me të ëmën.

Zoti Hysen, ju jeni xhaxhai i Enver Rabiajt. Kur e mësuat lajmin se nipi juaj është personi që u ekzekutua, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi në rrugën “Don Bosko” në Tiranë?

Mbrëmë. Më thirrën në Komisariatin e Policisë së Lushnjës, dhe së

bashku me operativin e zonës shkova për të

identifikuar nipin tim. Më nxorën 3 foto, njëra kur

ishte pa u vrarë dhe 2 të tjerat, ku fytyra ishte e prishur dhe e mbuluar me gjak. Nuk e njoha. Madje më kanë thirrur edhe 4-5 ditë

më parë, natën e Novruzit, dhe më kanë treguar përsëri

fotot. Por, natën e parë, vetëm ato foto që ishin bërë kur ishte dëmtuar nga eksplozivi. Në të dyja rastet nuk e njoha. Kisha vite që nuk i kisha parë nipërit e mi, që kur ishin të vegjël. Madje gruaja ime nuk i njeh fare dhe ishte kureshtare të shihte foton

në televizor. Nga lajmet kemi marrë vesh si për

ngjarjen e “Don Boskos”, ashtu edhe për identifikimin e viktimës nga e ëma. Më vjen keq për familjen e shkatërruar të

vëllait tim. Tani ata do të ishin të martuar me fëmijët

e tyre,- shton djali i xhaxhait të Enverit, i pranishëm

në bisedë.

Po, për vrasjen e vëllait të Enverit, Bardhit, çfarë dini?

Jam ndodhur larg jetës së tyre që kur vdiq nga kanceri im vëlla,

Nazmiu. Pas vdekjes së tij, kunata ime u largua nga fshati ku kishte lindur dhe ishte martuar e shkoi në Lushnjë.

Çfarë di për identifikimin e nipit tuaj nga policia?

Di vetëm aq sa kam dëgjuar mbrëmë në televizor, unë

gruaja dhe fëmijët e mi. Madje e kemi gdhirë deri në

orën 2 të mëngjesit sot (dje) për të dëgjuar ndonjë gjë të

re. Mësuam se e identifikoi e ëma, Lutja, por se ku

jeton ajo ne nuk e dimë. Që kur vdiq vëllai im, ajo iku nga

Gradishta dhe shkoi te dhëndëri. Mbaj mend që atëherë i

thashë: “Mos ik nga fshati, se do të vrasësh djemtë. Unë nuk

mund të të ndjek pas, sepse kam familjen dhe hallet e

mia. Të paktën shko tek vëllai yt në Lushnjë, por jo

tek dhëndëri në Fier”. Nuk më dëgjoi, iku në Fier, ndërsa

2 djemtë e vëllait Bardhi dhe Enveri shkuan në

Greqi. Se me çfarë pune janë marrë nuk e di. Por di se blenë një

makinë dhe vinin deri në Gradishtë e nuk më takonin

as mua, as xhaxhain tjetër. Bëheshin më shumë me

njerëzit e nënës së tyre. Deri sa erdhi dita kur unë shkela

për herë të parë dhe të fundit në shtëpinë e tyre, pas vdekjes së vallait tim. Ishte atëherë kur shkova të ngushëlloja për vdekjen e Bardhit. Atëherë, ata e kishin blerë një shtëpi në Lushnjë, të cilën më pas e shitën.

Çfarë dini për vrasjen e Bardhit?

Nuk më ka faj mua ai që i vrau. Por vetë nipërit e

mi. Përse duhet të përziheshin me banda e stërbanda? Me të

thënë i kam, por me sa di, 2 nipërit e mi kanë qënë me grupin e

Alfred Shkurtit, ose si i thonë ndryshe, “Aldo Bares”. Ndërsa

grupi kundërshtar i tyre, ka qënë ai i Tur Dajës. Nipin tim e

ka vrarë Tur Daja, në qendër të Lushnjës, në trazirat vitit ‘97, ndërsa Enveri është plagosur në këmbë dhe në shpatull. Tur Daja atëherë donte të na vriste të gjithëve si fis.

Pse donte t'u vriste të gjithëve?

Ai së bashku me “trimat e tij”, na ka ardhur në

shtëpinë time për të na vrarë pas ekzekutimit të nipit

tim, Bardhit. Por kur pa se çfarë njerëzish ishim dhe se nuk kishim lidhje me Bardhin e Enverin, u tha të tjerëve: “Hajde

të ikim që këtej!”

Më vonë çfarë u bë me të?

Ai u vra, i prenë kokën dhe më pas ia shëtitën në

qytet. Kaq di. Me aq sa kam dëgjuar, se të gjithë lidhjet me

familjen e vëllain tim janë prerë fill pas vdekjes së

tij. Për këtë që ka ndodhur më vjen shumë keq. Pasi është shuar familja e gjakut tim.

Lute Rabiaj në prokurori: “Kufoma është e tim biri, Enverit”

E ëma e Enver Rabiajt, Lutja, ka dëshmuar dje para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se viktima e “Don Boskos”, ishte djali i saj. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se menjëherë pas mësimit të lajmit, se një e moshuar kishte shkuar në morgun e Tiranës, duke thënë se njeriu bombë ishte djali i saj, ishte gjetur vendbanimi i saj dhe ishte pyetur. Burime thonë se Lute Rabiaj, ka ripohuar se viktima ishte djali i saj dhe për këtë, nuk kishte asnjë dyshim. Madje, ajo ka shpjeguar se pasi kishte dëgjuar në media për lidhjen e ngjarjes te “Don Bosko” me Bandën e Lushnjës, kishte dyshuar se viktima mund të ishte djali i saj. Dhe kur i biri i kishte munguar për një kohë të gjatë, atëherë dyshimet i ishin forcuar dhe kishte marë rrugën e vetme drejt morgut të Tiranës. Pasi ka parë kufomën, ajo ka pohuar para mjeko-ligjorëve, se viktima ishte djali i saj dhe se për këtë fakt, ishte mjaft e bindur. Të njëtën gjë, ajo ka pohuar dje edhe para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë burimet. Madje ajo ka shprehur gatishmërinë për të pohuar këtë fakt edhe në gjykatë. Por, prokuroria nuk është nxituar dhe i ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së, me qëllim për të pasur një konfirmim zyrtar rreth thënieve të të moshuarës. Burimet sqarojnë se, vetëm pas të gjitha verifikimeve të mundshme dhe një konkludimi zyrtar, do të merret për bazë dëshmia e të moshuarës. Ndërkaq, Lute Rabiaj, qan djalin e saj të fundit, e strehuar tek një prej gjashtë motrave të saj. Banorët e Gradishtës: Familja Rabiaj

është larguar që prej ’87-ës

Nuk është e lehtë të gjendet familja e njeriut-bombë

në Lushnjë. Pavarësisht se burimet zyrtare të policisë

pohuan se ai është nga Gradishta e Lushnjës, familja e

tij nuk banon atje. Madje, si për ironi të fatit, një

tjetër Enver Rabija , por i të 50-ave, jeton në

Krutje të Poshtme, për të cilin përflitej se ishte

emigrant në Greqi. Një mbiemër i tillë nuk gjendej në

Gradishtë, por në Krutjen e Poshtme ose në Karbunarë.

Gjithsesi, në fshatin fushor të Gradishtës, banorë të

këtij fshati pohojnë se familja e Enver Rabijes, është

që andej, por ata janë larguar kur u vdiq i ati Nazmiu, një

burrë i urtë dhe i ndershëm, rojtar i varrezave të

fshatit. Nga banorët e Gradishtës, mësohet se familja e tyre është shpërngulur që prej 18 vjetësh nga ai fshat. Që atëherë, nëna e Enverit, Lutja, ka shkuar në Fier tek dhëndëri, Miri Malo, dhe tek e bija Luljeta. Ndërsa djemtë e saj, Bardhi dhe më i vogli, Enveri, kanë shkuar në emigracion. Më vonë, kanë blerë një shtëpi në Lushnjë në lagjen “Kadri Qystri”. Por edhe këtë shtëpi e kanë shitur në vitin 1997, kur u është vrarë djali i madh, Bardhi, që dyshohet të jetë ekzekutuar nga banda e Tur Dajës. Sipas banorëve dhe të afërmve të Rabiajve, pas kësaj ngjarje, e ëma e tyre ka shkuar në malësi, ku përflitej se jetonte me nusen e Enverit, së bashku me 2 fëmijët e tij. Banorët e fshatit pohojnë se nuk e ka parë këtë familje qysh në vitet 1987, kur ka

vdekur babai i dy djemve Nazmi Rabiaj.

Hysen Rabija, i vetmi që mund të flasë për ngjarjen e

“Don Boskos”, jeton në fshatin Mëhallëz, më shumë se 3 km

larg Gradishtës, në një lagje kodrinore të kësaj

zone. Tepër i varfër, por të mirëpret me bujari, sa merr

vesh për qëllimin e vizitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›