E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlandezi: “Duke lexuar Turgeniev”

03/04/2005  “Me gjasë, Uilliam Trevor është shkrimtari i gjallë më i madh i tregimit të shkurtër në gjuhën angleze”. Revista me emër “The New Yorker”, kur shkruante për shkrimtarin irlandez, kishte parasysh dhe një artist të madh në skulpturë dhe se të qenit shkrimtar kishin një trung ngjashmërie për të ndjerë dhe letërsinë. Me romanin “Duke lexuar Turgenievin”, bota e ftohtë angleze ngjiti stepat lindore, duke kërkuar muzën e një lloji tjetër sentimentalizmi. Ndërsa për lexuesin shqiptar, ky roman, i përkthyer nga Piro Dollani, botimet “OMBRA GVG”, vjen në një fabul interesante, që dhe pse i ndikuar nga Turgeniev, ka “xixëllimën lirike” me tjetër natyrë humanizmi.

“Një ndër veçoritë, madje, vështirësitë e romanit është lidhja e romanit të Trevorit, me krijimtarinë e shkrimtarit të madh rus dhe, kjo është mirë të zbulohet me kujdes, duke lexuar edhe në mes radhëve, edhe duke rrëmuar nëpër nëntekst që ngërthen vepra. Duhen kërkuar ngjashmëritë e kësaj vepre me disa libra të Turgenievit, e në radhë të parë me romanet: ‘Etër e bij’, ‘Në vigjilje’, pa përjashtuar ndonjë tregim të tij”, thotë në parathënien e botimit, Gjergj Vlashi.

Pse Trevor e lidh veprën e tij me krijimtarinë e Turgenievit? “Gjëja e parë që të shkon në mend është se, Trevori ka gjetur pika takimi në mes tij dhe mjeshtrit rus dhe me gjasë disa vepra të Turgenievit i kanë lënë mbresë të madhe e të pashlyeshme. Të kemi parasysh se Turgeniev është ndër autorët rusë që pëlqehet më shumë në perëndim. Ai jetoi gjatë jashtë dhe në rrethinat e Parisit është edhe shtëpia-muze me emrin e tij. Ai pati shumë miqësi me shkrimtarë më të mëdhenj bashkëkohës me të si Flober, Zhorzh Sand, Zola, Mopasan etj. Është e natyrshme që nga ngashërimi i tij nuk ka shpëtuar as Trevori”, shkruan Vlashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›