Dy javë, fluks vizitorësh në Durrës
03/04/2005 Për shqiptarët, brigjet e Italisë duket se janë fare pranë. Numri i udhëtarëve që hyjnë e dalin nga porti i Durrësit po i afrohet atyre që hyjnë e dalin nga rrethet në metropol. Sipas regjistrave në pikën e kalimit kufitar, në portin e Durrësit vetmë 15-ditorin e fundit të muajit mars kanë dalë 20250 shtetas shqiptarë e të huaj.
Statistikat zyrtare kanë nxjerrë në pah se ky numër është rritur në 1050 udhëtarë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa rritje të dukshme ka pasur edhe në drejtim të shtimit të vizitorëve të huaj në vendin tonë.
Ujërat e Durrësit i kanë prekur në këto 15 ditë 73 tragete, të cilët, krahas numrit të mësipërm të udhëtarëve, kanë transportuar
4957 automjete, ndërsa kanë hyrë e kanë dalë nga kalatat e portit 103 anije me flamur shqiptar e të huaj. Janë shtetasit shqiptarë ata që kanë bërë më shumë hyrje e dalje, për sa i përket numrit të automjeteve që kanë lundruar me tragete mjetet e huaja janë më të shumta. Kështu, në portin e Durrësit kanë hyrë 2493 autovetura të huaja, si dhe kanë dalë 1237 të tilla, kundrejt 1227 mjeteve shqiptare në hyrje e dalje. Interesat e shqiptarëve dukshëm lidhen me shtetin italian. Kjo nisur që nga emigrimi deri te bizneset. Pa harruar numrin e studentëve shqiptarë në Itali. Po ashtu shfaqet dukshëm interesi i italianëve apo shtetasve të tjerë të huaj me tokën shqiptare. Sipas specialistëve, në të ardhmen numri i udhëtarëve nëpërmjet kësaj pike do të rritet edhe më tepër.