Preljocaj rrëfehet në Tiranë
03/04/2005 Të fshihesh është kënaqësi, po të mos të të gjejnë është katastrofë. Kur Katrin Preljocaj vendosi të shkruante një roman autobiografik, u duk se kërkoi më parë simbolikën që të mund të maste se deri ku shkon ndjeshmëria në një shpirt që nuk ka në thelb vetëm vuajtjen.
“Një portokalle s’është e lumtur... po u bë kajsi”, nuk mund t’i rezistonte kësaj ndjeshmërie pa ardhur dhe në shqip, nga botimet “Ora”, përkthyer me një gjuhë po kaq të sinqertë nga Eleni Laperi. Dje në librarinë “Bardha”, me prezencën e autores është bërë paraqitja e romanit, ku u vu theksi pikërisht në sinqeritetin e saj, ndjeshmërinë e thjeshtësuar në një rrëfenjë autobiografike.
Duke qenë bijë e një emigranti politik shqiptar, i larguar nga Veriu i Shqipërisë në fillim të viteve ’50, Katrin e kishte të vështirë të prekte ndjeshmërinë e palexuar të dy botëve. Dhe, kjo kishte të bënte me lirinë dhe qenien e saj të “harlisur” për jetën, dhe në anën tjetër përballë përjeton, në mënyrë torturuese, dhimbshëm, ekzistencën e prindërve të saj, ose thënë më shkoqur, një copëz jete shqiptare e mbirë me dhunë në mes jetës franceze. Dhe si të mos i mjaftonte gjithë kjo dilemë torturuese, në moshën 30-vjeçare, Katrin preket rëndë edhe nga një kancer, të cilin e mund jo më me ilaçe, por me fuqinë e shpirtit të vet.
Është realisht e vështirë të kuptosh Katrin, nëse po ngre një roman klasik, ku natyra e autorit shihet pastër për ta regjur fjalën artistikisht. Krejt natyrshëm, vajza e Preljocajve ka mundur të eksplorojë mbi vetveten, me sinqeritet që të vë në dilemë, nëse arti imiton jetën apo jeta artin. Kjo i bie të jetë një rast tipik, pasi kemi një vajzë që me të dhëna autobiografike, fiton mbi fatin në kuptimin më të gjerë të fjalës. Ky është roman tronditës që kalon në altare dhimbjesh, rëniesh, pendimesh, tërheqje mbrapsht, për të kuptuar mbi dy botë në të njëjtin gjak.