Bardhoshi Filmova blindin qe digjej me trupat e 2 gardiste te vdekur
Pas disa shtyrjeve per mungese te avokateve dje ka vijuar seanca e radhes ne ngarkim te te pandehurve te masakres se Cerrikut ku mbeten te vrare gjashte gardiste. Para togave te zeza eshte thirrur ne cilesine e deshmitarit kameramani qe filmoi pamje nga ngjarja ne Cerrik. Ne sallen e gjyqit deshmitari Xhemal Bardhoshi ka rrefyer se diten e ngjarjes ka gjetur dy gardiste te cilet i ka shoqeruar ne banesen e Dekollit pasi kishte frike ti mbante ne banesen e tij. Dy gardistet jane Azem Rrusta dhe Agim Biberaj te cilet u mbajten peng ne nje banese ku u keqtrajtuan. Diten e ngjarjes kam dale nga banesa dhe kam arritur qe te filmoje blindat qe po futeshin ne qytet. Por me te nisur perleshja u largova dhe dola vetem padi cdo gje kishte perfunduar. Kam arritur qe te filmoje blinden e djegur e cila ishte karbonizuar Me pas gjeta dy persona te cilet ishin gardiste. Kisha frike qe ti mbaja ne banesen time dhe i dergova ne banesen e Dekollit. Kur mberrita ne spital kam filmuar trupat e dy personave te vdekur te cilet ishin mbuluar me gjak ne fytyre. I hoqa carcafin dhe i filmova qe te dy. Nderkohe qe ne nje banese tjeter ku une shkova gjeta ne katin e trete te saj nje person te plagosur. Nderkohe qe ne qender te qytetit kam filmuar nje blind qe ishte duke u djegur dhe kishte marre flake - ka rrefyer deshmitari. Nga ana e prokurorit te ceshtjes eshte pyetur per shkakun pse i dergoi dy gardistet ne ate banese por deshmitari nuk ka dhene pergjigje. Xhemal Bardhoshi eshte kameramani i cili ka arritur qe te filmoje masakren e Cerrikut.