Bare: Lagunën e Karavastasë nuk e lëshoj
Tjetër dozë kërcënimi ka hedhur në seancën e rradhës i cilësuari si drejtues i bandës së lushnjes Aldo bare për lagunën e Karavastasë. “Nuk do të lindin burra sa të jem unë gjallë për të më marrë lagunën e Karavastasë.
Kjo ka qenë fraza që Bare ka thënë gjatë seancës gjyqësore në gjykatën e krimeve të rënda ku ka dëshmuar noteri Adrian Karroqe, i cili ka përpiluar aktshitjet e lagunës së Karavastas. Gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza dëshmitari i mbrojtjes ka pohuar se ka rezlizuar kontratën e shitblerrjes së kësaj ndërrmarrje mes aksionerëve të saj dhe Aldo Bares.
Sipas tij ai ka përpiluar një sërë aktesh dhe ish pronarët nuk kanë pasur kërcënime në momentin që kanë firmosur për shitjen e kësaj lagune. Sipas tij këto akte janë firmosur si në zyrën e tij ashtu edhe në ndërmarje dhe gjithçka sipas tij kalimi i pronësisë ka qenë në mënyrë ligjore.
Pas kësaj ka ardhur edhe fjala e Bares që askush nuk do t`ia marrë lagunën. Kjo deklaratë është e dyta pas asaj të disa seancave më parë. Ndërkohë që laguna e Karavastasë është sekuestruar nga prokuroria në 2007-ën, si pronë e Aldo Bares proces gjatë të cilit janë sekuestruar të gjitha pronat e tij pas një kërkese të Prokurorisë së Përgjithshme.