E Diel, 1 Nëntor 2026

Visha: Raporti i Dick Martit, një lajthitje

Një tjetër ish zyrtar i prokurorisë së përgjithshme, ish drejtori i marrdhënieve me jashtë në prokurorinë e përgjithshme Ardian Visha e cilëson raportin e raportuesi të KE-së, Dick Marti për trafikun e organeve gjatë luftës së Kosovës një lathitje. Aktualisht një ndër avokatët më të njohur, Visha i cili ka qenë edhe pjesë e grupit hetimor në 2004 për të verifikuar pretendimet e gjykatës së Hagës për trafik organesh, pohon se është verifikuar gjithçka në këtë vit falë një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe ekspertëve të ardhur nga Haga dhe nuk ka rezultuar asnjë pretendim.


Por më tej Visha pohon se në vitin 2008 edhe prokuroria serbe ka dërguar një letërpososi siç ka qenë ajo e Hagës për të verifikuar pretendimet e tyre për këtë trafik organesh, por kjo kërkesë është refuzuar. Edhe pse juristi e cilëson të pa drejtë këtë refuzim të drejtësisë shqiptare, ajo që është mëse e vërtetë është se në vendin tonë dhe të ajo që quhet Shtëpia e Verdhë në veri të vendit nuk ka shërbyer si bazë e e ushtarëve të UÇK-së për transplant organesh.

Ndër të tjera Visha ka pohuar se gjatë luftës së Kosovës prokuroria e përgjithshme ka ngritur grupe të posaçme prokurorësh në vendet ku janë pritur kosovarët të cilët kanë marrë deklarime të 1200 kosovarëve dhe pamjet filmike të filmuara prej tyre gjatë luftës dhe i janë dorëzuar gjykatës së Hagës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›