E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Protesta masive për të larguar qeverinë

TIRANE- Opozita e Bashkuar i kërkon maxhorancës të votojë ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e materialeve zgjedhore.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësisë, Spartak Ngjela paralajmëroi protesta masive që do të synojnë zgjedhje të parakohshme, si nevojë për një qeverisje më të mirë.

“Refuzimi i komisionit parlamentar provon në mënyrë të plotë manipulimin e zgjedhjeve. Manipulimi i zgjedhjeve jep paligjësinë e qeverisë dhe paligjësia e qeverisë i jep të drejtën popullit opozitar të dalë për të krijuar gjendjen e zgjedhjeve të parakohshme me forcën e protestave masive. Mosqeverisja, paligjësia e qeverisë dhe korrupsioni konvergojnë në një pikë: kjo qeveri duhet të largohet.”, theksoi Ngjela.

(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ngjela: Protesta masive për të larguar qeverinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›