Bare: Nishani shërbëtor i Berishës
Deputeti Besnik Bare tha se Presidenti është një shërbëtor i Kryeministrit Berisha, që do t’u heqë vizën pavarësisë së institucioneve.
“Opozita dyshonte se Presidenti i ri nuk do të ishte garant i unitetit kombëtar, por shërbëtor i Saliut. Pasi emëroi si Nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë njeriun e afërt të kryeministrit, Bujar Nishani sot shkarkoi Drejtorin e SHISH, edhe pse për më shumë se dy vjet rresht partnerët tanë strategjike dhe opozita janë shprehur kundër kontrollit të shërbimeve sekrete nga Sali Berisha. Nga njëra anë Saliu kërkon kufizimin e imunitetit, nga ana tjetër përmes shërbëtorit Bujar po nxiton të vërë nën kontroll të plotë çdo institucion të pavarur kushtetues. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shtet i së drejtës”, theksoi Bare. /Start/
2012-08-10 08:52