E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të vrarë

Orët e vona të mbrëmjes së shkuar, një i ri ka humbur jetën pranë rrethrrotullimit në Kamzë.

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Flamur Toskaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, përkatësisht, Fatjon Biberaj, e Ramiz Bashuka.

Njëri prej të plagosur, 32-vjeçari Bashuka, mësohet se është polic në Burgun e Fushë Krujës. Tre personat u qëlluan me armë tip Kallashnikov, teksa po udhëtonin me një automjet tip Volzvagen në drejtim të Universitetit Bujqësor.

Dy autorët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar me një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë. Policia ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë të ngjarjes. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi sipas policisë, viktima Flamur Toskaj, ka mbetur i plagosur edhe vitin e shkuar.

Shënkoll, vritet në burg 18-vjeçari

Një i ri mbeti i plagosur në burgun e Shënkollit, për të ndërruar jetë më pas në spital. Viktima është Aranit Rama, 18-vjeç, i cili ishte dënuar për grabitje, u qëllua me thikë brenda qelisë. Autori i krimit është shtetasi Kastriot Allamani, nga Miloti, i cili është izoluar në qeli. Ende nuk dihet se ku ai e ka marrë armën e krimit, thikën, për të cilën ai nuk ka pranuar të flasë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nisi hetimet për gardianët e burgut, se si ka hyrë thika brenda qelive, ndërkohë që mjete të tilla nuk lejohen.

Mat, vritet 70-vjeçari

Një shtetas mbeti i vdekur në komunën Xibër të Matit, pas një konflikti për çështje pronësie. Policia bëri me dije se ka humbur jetën Liman Diku, 70-vjeç, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi Medi Tahiri, 32-vjeç.  Autori i krimit u arrestua në mesnatë nga forcat e policisë, teksa po zhvillohen hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen e rëndë. /Start/

                                                                                             2012-08-10 09:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›