E Diel, 1 Nëntor 2026

Bare: PS as nuk i fitoi, por as nuk i humbi zgjedhjet. Rama të mos largohet



Për kryetarin e Partisë Socialiste për qytetin e Tiranës, Besnik Baraj Partia Socialiste nuk i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, por nga ana tjetër ajo nuk është humbësja e tyre. Gjatë një interviste të dhënë për radio BBC-në, Baraj tha se në këto zgjedhje asnjë palë nuk është fituese. Për më tepër sipas tij, PS-ja nuk ka humbur, kështu që nuk ka arsye që kryetari I saj Edi Rama të japë dorëheqjen. “Procesi zgjedhor dhe për shkak të presionit që ushtrohet në të gjitha hallkat ende nuk është konkluduar. Sipas gjasave, megjithë manipulimet e bëra nga PD-ja, në Shqipëri, në këto zgjedhje nuk ka fitues. PS-ja nuk i ka fituar zgjedhjet, sigurisht që edhe PD-ja nuk i ka fituar ato. Në Shqipëri nuk janë zhvilluar zgjedhje me standarde, dhe vetëm një qeveri e baraslarguar nga partitë politike do të mundësonte zgjedhje reale e demokratike. Dhe, sa kohë nuk kemi vendosur në murin e demokracisë këtë gur themeltar, ne nuk do mund të integrohemi realisht në Bashkimin Evropian. Dorëheqja e Ramës? Ky është një vendim që i takon atij ta marrë dhe forumeve të partisë, por përderisa nuk ka humbës Rama ka të drejtë të plotë për të mos e konsideruar veten dhe njëkohësisht dhe për të patur një vazhdimësi në drejtimin e PS-së, sigurisht duke pranuar edhe sfidën e çdo kujt që konkuron për të kapur këtë lloj pozicioni”, tha Baraj.

25 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›