Mandatet e humbura të partive për një grusht votash
Fataliteti i partive të vogla, mandatet që humbën për një përqindje të papërfillshme votash
Shaban Sulçe
Formula D’hondt e përdorur për shpërndarjen e mandateve ka rezultuar masakruese jo vetëm për partitë e vogla, por edhe për dy partitë e mëdha, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo formulë do të mbahet mend mirë nga drejtuesit e këtyre partive, të cilët me dhimbje kanë parë se si kanë humbur mandate shumë të vlefshme, edhe për një numër shumë të vogël votash. Në të paktën 11 qarqe, rezultati i zgjedhjeve do të ishte ndryshe nga ky i sotmi, në rast se disa prej partive do të privoheshin nga fitimi i mandateve, vetëm për mungesë të një numri shumë të vogël votash, krahasuar me numrin e votave të cilat ato kanë fituar në këto qarqe. Kjo do të bënte që parlamenti i ri të kishte një përbërje të ndryshme, nga ajo që pritet të ketë në shtatorin e ardhshëm.
Mandatet
Partia Demokratike ka parë të humbasë dy mandate të sigurta deputetësh në dy zona që konsideroheshin bastione të saj, pikërisht në qarkun e Shkodrës dhe në qarkun e Lezhës. Formula D’hondt ka bërë që kjo parti të humbasë për një përqindje shumë të vogël votash mandatin e tetë në Shkodër dhe mandatin e pestë në Lezhë. Për një grumbull votash ose thënë ndryshe për një përqindje që në pamje të parë mund të konsiderohej e papërfillshme, në krahasim me numrin e votave të hedhura, Partia Socialiste ka humbur mandatin e pestë në qarkun e Beratit si dhe mandatin e 7 në qarkun e Korçës. Shumë pranë fitimit të mandatit në qarqet Tiranë dhe Elbasan ka qenë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në qarkun e Tiranës, LSI-ja nuk ka mundur të fitojë dot mandatin e dytë për një diferencë shumë të vogël votash, ndërkohë që po për një përqindje shumë të vogël, LSI-ja nuk ka mundur të sigurojë mandatin e saj të parë në qarkun e Elbasanit. Ndër partitë e vogla, që kanë humbur mandatit për një diferencë të vogël votash kanë qenë edhe Partia Republikane në qarkun e Beratit, G99-a po në qarkun e Beratit, Partia për Drejtësi dhe Integrim në qarkun e Fierit, Partia Agrare Ambientaliste në qarkun e Lezhës si dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut në qarkun e Gjirokastrës. .
Sistemi
Sistemi proporcional rajonal por edhe formula D’hont është kundërshtuar fuqishëm nga partitë politike, pas produktit që ai dha në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Pothuajse të gjitha partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e këtij sistemi. Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike ka deklaruar se kushti kryesor i negociatave me PD-në do të përqendrohet rreth propozimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Tashmë gjithnjë e më tepër, partitë politike po kërkojnë ndryshimin e sistemit dhe propozimet më shumë janë përqendruar në sanksionimin e sistemit proporcional kombëtar për zgjedhjet e ardhshme. Madje zërat kritikë ndaj sistemit janë shfaqur edhe nga zyrtarë të dy partive të mëdha, PS e PD, të cilët propozuan, hartuan dhe votuan pro këtij sistemi zgjedhor.
Mandatet e humbura për një përqindje shumë të vogël
Mandati i 8-të i PD-së në qarkun e Shkodrës
Mandati i 5-të i PD-së në qarkun e Lezhës
Mandati i 5-të i PS-së në qarkun e Beratit
Mandati i 7-të i PS-së në qarkun e Korçës
Mandati i 2-të i LSI-së në qarkun e Tiranës
Mandati i Parë i LSI-së në qarkun e Elbasanit
Mandati i Parë i PR-së në qarkun e Beratit
Mandati i Parë i G99-ës në qarkun e Beratit
Mandati i Parë i PDI-së në qarkun e Fierit
Mandati i Parë i PAA-së në qarkun e Lezhës
Mandati i Parë i PBDNJ-së në qarkun e Gjirokastrës
KQZ-ja shpërndan mandatet për qarkun e Durrësit
Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi dje vendimin për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e deputetëve fitues për qarkun e Durrësit. Vendimi i miratuar nga KQZ përcakton ndarjen e 13 mandateve për Durrësin, 7 mandate për koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike, 5 mandate për koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste dhe 1 mandat për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", të udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kandidatët fitues nga lista shumëmërore e PD-së për qarkun Durrës janë Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi, Gazmend Oketa, Ylli Lama, Osman Metalla, Eduard Halimi dhe Igli Cara. Ndërsa kandidatë fitues nga lista e PS-së për këtë qark janë: Blendi Klosi, Rudina Seseri, Hazir Gashi, Gazmir Bizhga dhe Klodiana Spahiu. Kandidati fitues i koalicionit "Aleanca Socialiste për Integrim" u shpall Lefter Koka. Durrësi është qarku i nëntë nga 12 të tillë, ku KQZ ka përfunduar procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Lezhës dhe Beratit. Me 13 deputetët e rinj të mandatuar sot nga KQZ shkon në 81 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni Zgjedhor, nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar.
25 Korrik 2009