E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare: Reklamat e turizmit, jo të justifikueshme

 

Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se ka dështuar në politikat e saj për turizmin. “Reklama më e mirë për Shqipërinë do të ishte informimi se në bregdetin shqiptar nuk derdhen më ujërat e zeza”, theksoi sekretari për mjedisin, Besnik Bare. “Reklama më e mirë për Shqipërinë që mund t’i bënte qeveria Berisha dhe ministri Pango, për të ftuar turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e Durrësit, Vlorës, Sarandës apo Shëngjinit, do ishte informimi se në bregdetin shqiptar nuk derdhen më ujërat e zeza”, ka thënë Bare gjatë një konference për gazetarët. Sekretari socialist thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhe që pas 18 vjetësh nga nënshkrimi i Konventës së Barcelonës, në asnjë nga plazhet e saja nuk ka ngritur dot një sistem të trajtimit të ujërave të zeza. “Është kjo paaftësi qoftë menaxhuese, apo e gjetjes së burimeve financiare si dhe rendja pas aferave korruptive, që çon në përkeqësimin e imazhit të Shqipërisë dhe uljen e aftësisë së saj konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit”, u shpreh Bare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›