E Diel, 1 Nëntor 2026

Karrige me rrota për 90 persona PAK

 

“Deri tani kam përdorur një karrige me goma. Ato shpohen menjëherë. Këto janë më të kollajshme në lëvizje dhe janë prodhuar sipas përmasave të trupit tonë”, shprehet Arifi nga Petrela. Janë 90 persona me aftësi të kufizuara, të cilët morën karrige me rrota të prodhuara në punishten “Mirësia”, ku janë të punësuar njerëz me aftësi të kufizuara. Fondacioni Vodafone Albania mbështet që prej pesë vitesh Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, për projektin e prodhimit të karrigeve me rrota. Në kuadër të Ditës së Vodafone – Foundation, punonjësit e Vodafone – Albania njohën nga afër aktivitetet dhe impaktet e projekteve të mbështetura nga ky fondacion. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Vodafone – Albania Foundation njoftuan gjatë këtij aktiviteti përfundimin e projektit për prodhimin e 90 karrigeve me rrota, për persona me aftësi të kufizuar nga rajonet e Vlorës, Tiranës, Elbasanit, Kuçovës, Librazhdit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›