E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndeti i të punësuarve, në fokus të ISHP

 

Shëndeti i të punësuarve është vënë në fokusin e Institutit të Shëndetit Publik. Nga të dhënat paraprake rezulton se shqiptarët nuk i japin fort rëndësi gjendjes së tyre shëndetësore, deri në momentin kur “thika u shkon në palcë”. Sipas statistikave, në gjithë Evropën 300 mijë persona humbasin jetën si pasojë e sëmundjeve të marra gjatë punës, ndërsa në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta. “Rreth 50 për qind e popullsisë janë në marrëdhënie pune, duke mos u kujdesur për shëndetin e tyre dëmtohet ekonomia. Aktualisht në Evropë rreth 300 mijë persona humbasin jetën si pasojë e sëmundjeve të marra në punë, dhe 27 mijë vdesin nga aksidentet në punë”, u shpreh dje Drejtori i Institutit të Shëndeti Publik, Alban Ylli. Sipas tij, për të evidentuar situatën, si dhe për të kontrolluar shëndetin e të punësuarve në Shqipëri, ISHP po kryen edhe një trajnim me specialistët e tij, në mënyrë që shëndeti i çdo individi të punësuar të jetë i sigurt dhe nën kontroll. Ndërkaq në popullatë ka nisur studimi për mbledhjen e të dhënave, të cilat do të bëhen publike muajt në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›