Paloka: Opozita mashtron ndaj projektit të Jalës
Sipas deputetit të PD, Edi Paloka dje në kuvend opozita është duke mashtruar pa fund përsa i përket projektit të Jalës, sepse Drejtori i Bankës Botërore në deklaratën e tij ka përgënjeshtruar gjithçka dhe se nuk ka asnjë akuzë për qeverinë shqiptare.Kjo histori paturpësie, kjo punë u bë me Kosta Trebickën, ngritët një mal të tërë me fantazira, nuk kërkoni falje, por heshtni kur ju përballeni me të vërtetën.
E njëjta histori me senatin amerikan me miratimin në NATO. Është një histori që është e drejta juaj të bëheni qesharak, por nuk është mirë për ju,- u shpreh Paloka. Më pas deputeti Paloka u ndal dhe tek krimet e komunizmit. Ai tha se në datën 20 shkurt 91 kur shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, mbas 18 vitesh ende sot në këtë parlament diskutohet a duhen dënuar apo jo krimet e komunizmit, se ka një opozitë që megjithëse flasin për politikë të re, vazhdojnë të ruajnë llogaritë e partisë së tyre të vjetër. Paloka vijoi se diskutimi i ligjit tregoi se edhe pas 18 vitesh kur gjithë Shqipëria u ngrit për të rrëzuar atë regjim, këtu kemi njerëz që kërkojnë të mbrojnë krimet e komunizmit. Jemi të qartë që kemi të bëjmë me ndarje politike e morale, shqiptarët e kuptojnë ndarja është e qartë jemi kundër krimeve apo nuk jemi kundër tyre. Nuk kam pasur dyshim që PS do të çohet të dënojë krimet e komunizmit do ta sjellim prapë atë ligj me ndryshime, nuk mund ta votojnë nipërit e Komitetit Qendror, do të vijë ligji prapë dhe do të shohim sesa do ta votojnë,- u shpreh Paloka.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1