E Diel, 1 Nëntor 2026

Bari, moti i keq bllokon tre tragete nga Shqipëria

500 pasagjerët e tre trageteve të nisur nga Shqipëria, kanë mbetur në det, pa mundur të ankorohen në portin e Barit. Mësohet se tragetet po qëndrojnë, larg portit për të shmangur ndonjë përplasje e mundshme. Tragetet ishin nisur në orën 12.00 të natës së djeshme nga Durrësi. 

BARI- Mbeten në det, pa mundur të ankorohen në portin e Barit, tre tragete te cilat ishin nisur në orën 12.00 të natës së djeshme nga port i Durrësit.

Për orë të tëra tragetet të linjës “Adriatika” dhe “Rigel” janë përpjekur ditën e sotme të hyjnë në kalatën e portit të Barit, por ankorimi ka qenë i pamundur për shkak të erës së fortë. 500 pasagjerë të  tre trageteve në fjalë të nisur nga Shqipëria, po qëndrojnë aktualisht, larg portit të Barit pasi situata mund të shfaqet e rrezikshme nga ndonjë përplasje e mundshme. Autoritetet portuale të Barit po përpiqen të gjejnë mënyrat për të zbritur në tokë pasagjerët.

Ndërkohë, sot autoritetet shqiptare në portin e Durrësit nuk lejuan që tre tragetet Aurelia Ionis, Riviera Adriatica të niseshin nga porti i Barit, për shkak të detit të trazuar me shumë dallgë dhe erërave të forta.
Lundrimi nga Bari për në Durrës është pezulluar gjatë paradites për tragetet në fjalë, por më pas autoritetet portuale kanë lejuar lundrimin e tyre, pasi situata në det duket se është qetësuar.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›