Konfeksionistët diskutojnë me qeverinë për krizën
Konfeksionistët kanë diskutuar me qeverinë për problemet që po has ky sektor, të shkaktuara jo vetëm nga kriza globale, por edhe nga reformat. Përfaqësuesit e biznesit kanë deklaruar se kriza po ndihet, problem është dhe rritja e kostove të prodhimit.
TIRANE- Konfeksionistët kanë diskutuar me përfaqësues të qeverisë për problemet e vërejtura së fundmi në sektorin e Fasonit, i njohur ndryshe si sektori që merret me prodhimin e veshjeve dhe këpucëve me lëndë të parë nga importi. Konfeksionistët kanë ngritur problemin e krizës ekonomike ekonomike globale që ka nisur të fshahet në këtë sektor, por edhe atë të rritjes së pagave minimale çka sipas tyre u shkaktohet një humbje që vlerësohet me rreth 750 milion lekë në vit, si pasojë e shtimit të kostove të prodhimit.
Konfeksionistët i kanë kërkuar ndihmë shtetit për të dalë nga gjendja e vështirë, ata janë shprehur se përvoja ka treguar se subvencionet apo ndihma direkte nuk është një zgjidhje as e qëndrueshme dhe as efikase. Sipas tyre, qeveria duhet të rrisë konkueshmërinë midis kompanive shqiptare, të nxisë diversifikimin të eksporteve që sot janë përqendruar në një grup mallrash, tekstile dhe këpucë, dhe në një shtet Itali, si dhe të rimbursojë sa më shpejt TVSH-në. (a.r/news24/balkanweb)