E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bari synon Erjon Bogdanin

 

Pas Lacios është Bari që shfaq interes mediatik për Erjon Bogdanin. Lajmi jepet nga “Gazzeta dello Sport”, që shton se skuadra italiane e Serisë B interesohet edhe për Abruskaton. Kievo është eliminuar në turin i tretë të Kupës së Italisë, por dhe Erjon Bogdani duket në prag të largimit të klubit veronez. Padova është ndëshkuesi i madh i skuadrës së Jakinit, që për më tepër ka humbur 2-1 në shtëpinë e saj “Bentegodi”. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e 65-të në vend të Pelizierit, autorit të golit të vetëm të Kievos. Lacio e Igli Tares shkatërroi 5-1 Benventon në Kupën e Italisë, dhe tashmë, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga nisja e Serisë A është duke menduar për konkretizimet e fundit të merkatos, ku një ndër më të përfolurit është edhe Bogdani, teksa po venitet gjithnjë ëndrra “Krespo”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›