Ligjvënësit rusë njohin separatistët
Ligjvënësit rusë aprovuan të hënën një rezolutë që njeh pavarësinë e dy republikave rebele të Gjeorgjisë.
Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, një lëvizje që ka acaruar edhe më tej marrëdhëniet me Perëndimin. Dhoma e lartë e Parlamentit rus, apo Këshilli i Federatës, ka votuar 130 vota pro dhe asnjë kundër për t’i drejtuar një kërkesë presidentit rus, Dimitri Medvedev të njohë rajonet separatiste si të pavarura. Gjeorgjia dhe Rusia, javën e dytë të muajit gusht luftuan për rreth 10 ditë pas ndërhyrjes së ushtrisë gjeorgjiane në Osetinë Jugore, një tentativë për të rimarrë territorin me forcë. Rusia iu kundërpërgjigj kësaj lëvizjeje më ndërhyrje ushtarake dhe si rezultat sot në Gjeorgji gjenden ende forca ruse, të cilat kanë në kontroll portin kryesor të Gjeorgjisë dhe 13 pika të tjera kyçe të vendit, territori është i minuar dhe marrëdhëniet Rusi-Perëndim janë acaruar deri në nivelin e “Luftës së Ftohtë”. “Sot është e qartë se, pas agresionit të Rusisë kundër Osetisë së Jugut, marrëdhëniet Gjeorgji-Oseti e Jugut dhe Gjeorgji-Abkhazi nuk mund të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme”, tha kryetari i Dhomës së lartë ruse, Sergei Mironov duke shtuar se “Populli i Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë ka të drejtën të jetë i pavarur”. Edhe Dhoma e Ulët ruse, Duma e Shtetit, e aprovoi më pas një rezolutë të tillë. “Ne njohim pavarësinë e popullit të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut”, tha kryetari i Dumës, Boris Gryzlov. Tashmë i mbetet vetëm Presidentit, Dimitri Medvedev të thotë fjalën e fundit. Gjatë ditëve të konfliktit me Gjeorgjinë, në një takim të zhvilluar në Moskë me presidentët e dy republikave separatiste të Gjeorgjisë, Presidenti rus dha shenja të qarta, se ishte pro mbështetjes së pavarësisë së tyre. “Për fat të keq pas ndërhyrjes së Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut, marrëdhëniet e saj me republikat separatiste nuk do të mund të kthehen si më parë”, tha ai duke dhënë shenja të qarta se Rusia do t’i mbështeste dy republikat. Por kancelarja gjermane, Angela Merkel e vlerësoi si alarmant një hap të tillë. Ajo tha dje se nuk priste që Presidenti rus, Dimitri Medvedev të nënshkruante një rezolutë parlamentare ruse për njohjen e dy rajoneve rebele të Gjeorgjisë si shtete të pavarura. “Pres që presidenti rus të mos e nënshkruajë rezolutën”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi në Stokholm, ku ndodhej për të zhvilluar bisedime me kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt. “Nënshkrimi i rezolutës do të rriste vetëm tensionin në një situatë që është tashmë kritike”, tha ajo.
Krahasim me Kosovën
Lideri i Osetisë së Jugut, Eduard Kokoity, ka deklaruar se vendi i tij dhe Abkhazia kanë të drejtë të jenë të pavarur, madje më shumë sesa Kosova. “Osetia e Jugut dhe Abkhazia kanë motive më të forta për të marrë pavarësinë, si nga pikëpamja juridike edhe ajo politike, më shumë sesa ka pasur Kosova”, tha Kokoity. Ndërsa lideri Abkhazian, Serghei Bagapsh, tha se: “Abkhazia dhe Osetia e Jugut nuk do të kthehen më kurrë në një shtet me Gjeorgjinë”.
Paralajmërim
NATO-s
Presidenti rus, Dimitri Medvedev pas një takimi me ambasadorin rus në NATO, Dimitri Rogozin, deklaroi dje se Rusia është gati të arrijë deri në ndërprerjen e marrëdhënieve me NATO-n, nëse Aleanca e Atlantikut nuk do të bashkëpunojë më me të. “NATO ka më shumë interes të bashkëpunojë me Rusinë. Nëse ajo nuk do bashkëpunim, kjo nuk është gjë e tmerrshme për ne”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti” duke shtuar se, “Ne do të marrim masa që mund të shkojnë deri në ndërprerjen e marrëdhënieve me Aleancën e Atlantikut, nëse është e nevojshme”. Medvedev tha se lidhjet me aleancën janë acaruar së tepërmi si rezultat i konfliktit me Gjeorgjinë mbi Osetinë e Jugut. Kjo deklaratë e presidentit rus ka nxitur shqetësimin e Perëndimit se Rusia mund të bllokojë edhe dërgesat e rëndësishme transite të NATO-s për në Afganistan. Por zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse, Anatolij Nogovicin, tha se Rusia nuk ka në plan të bllokojë dërgesat e rëndësishme transite të NATO-s për Afganistanin përmes territorit të saj. “Nuk di asgjë për bllokimin e njëanshëm të transitit të dërgesës civile për forcat e NATO-s përmes territorit rus në Afganistan. Kjo nuk është në stilin tonë. Parimisht ne nuk ndërmarrim masa të tilla demonstrative”, tha Nogovicin.
Kërcënim Moldavisë
Presidenti rus, Medvedev ka paralajmëruar Moldavinë që të mos e përsërisë gabimin e Gjeorgjisë dhe të përpiqet që të rikthejë me forcë kontrollin në rajonin separatist. Medvedev iu referua rajonit Transdnistria, e cila u shkëput nga Moldavia në fillim të viteve të ‘90. Medvedev tha se aksionet e udhëheqjes së Gjeorgjisë i kanë përkeqësuar më shumë problemet ekzistuese dhe kanë çuar në konflikt ushtarak. Këto komente Presidenti rus i bëri gjatë një takimi me Presidentin e Moldavisë, Vladimir Voronin në Soçi të Rusisë.
“Njohja e separatistëve, gabim i rëndë”
Gjeorgjia ka kritikuar ashpër senatin dhe Dumës ruse për njohjen e republikave separatiste të saj. “Njohja nga ana e Rusisë e pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut do të ketë rezultate shkatërrimtare edhe për Moskën”, deklaroi Presidenti gjeorgjian, Mikhail Sakashvili. “Besoj se bëhet fjalë për një gabim të rëndë, një përpjekje për të ndryshuar me forcë kufijtë e Evropës”. Sipas Ministrisë së Jashtme gjeorgjiane, thirrja nga ana e parlamentit rus drejtuar Moskës për njohjen e pavarësisë së dy krahinave gjeorgjian separatiste, është një vazhdim i “agresionit” rus ndaj fqinjës ish-sovjetike. “Ne e konsiderojmë këtë vendim, një hap tjetër të luftës ruse kundër sovranitetit të Gjeorgjisë. Është dhe do të mbetet, nëse pranohet nga Presidenti rus, një agresion i vazhdueshëm rus kundër Gjeorgjisë dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm gjeorgjian, Giga Bokeria.