E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi vazhdon, dje radhë 4 kilometra

 

KAKAVIJE – Radhët kilometrike kanë qenë të pranishme edhe dje në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Fluksi i madh i kthimit të emigrantëve shqiptare drejt Greqisë duke përdorur këtë doganë ka çuar radhën deri në 4 kilometra. Situata tejet e rënduar ka bërë që emigrantët të prisnin me orë të tëra deri në kalimin përtej kufirit shtetëror. Burime pranë pikëkalimit të Kakavijës bënë të ditur se gjatë gjithë ditës së djeshme gjendja ka qenë e rënduar dhe vetëm në orët e vona të pasdites janë parë shenjat e para të normalizimit. Nga pala greke gjatë është punuar me katër sportele dhe procedurat e gjata për verifikimin e dokumenteve i kanë bërë të pashmangshme krijimin e radhëve. Për autoritet doganore shqiptare radha dhe pritja është e natyrshme, duke pasur parasysh fluksin tepër të madh të kthimit të emigrantëve.                      p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›