E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kotbus s’ka zëvendës për Skelën

 

I shkatërruar 0-3 nga Hofenhajmi në shtëpi dhe 0-0 me Hanoverin në transfertë. Goli Energi Kotbus i Ervin Skelës po kthehet në një problem, por trajneri Bojan Prasnikar megjithatë bën të kënaqurin: “Ne dëshironim të tregonim një fytyrë tjetër nga ajo bëmë kundër Hofenhajmit. Kësaj ia arritëm (me Hanoverin)”. Gjithsesi, një shqetësim tekniku e ka. Nuk ka në ekip një alternativë zëvendësuese të 31-vjeçarit shqiptar, Ervin Skela dhe, sipas ekspertëve për këtë arsye munguan edhe rastet e pastra para portës në ndeshjen kundër Hanoverit. Fantazisti i Kombëtares luajti vetëm në pjesën e dytë në takimin kundër Hanoverit të Altin Lalës, cili nga ana e tij u zëvendësua në minutën e 61-të. Të dy lojtarët shqiptarë, ndoshta të lodhur nga aktivizimi në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit s’kanë lënë gjurmë në përballje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›