Rrudho: Te Partizani për të fituar Kombëtaren
Është vetëm 21-vjeç, por edhe pse është aktivizuar në futbollin italian me ekipe si San Polo në Serinë D, Ankona në Serinë C1, e po ashtu është edhe me ekipin e Kievos, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionatin shqiptar.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, sulmuesi Xhuliano Rrudho flet për karrierën e tij dhe mundësinë e transferimit te Partizani.
Si e keni filluar futbollin dhe ku jeni aktivizuar në fillim?
Si shumë familje të tjera shqiptare, edhe familja ime emigroi jashtë vendit, në shtetin fqinj të Italisë. Unë e kisha shumë pasion futbollin dhe në atë kohë u futa në një shkollë futbolli Karei Piena. Trajnerët italianë të asaj shkolle i pëlqyen aftësitë e mija. Në moshën 15-16 vjeç unë arrita që të aktivizohesha me ekipin e San Polos në Serinë D për afro 1 vit. Pas këtij 1 vit aktivizimi me San Polon, familja ime u shpërngul në qytetin e Ankonës për të jetuar. Ankona në atë kohë bënte pjesë në Serinë C1, u provova dhe shumë shpejt unë fitova vendin e titullarit. Kam shënuar disa gola gjatë qëndrimit tim për 1 vit e gjysmë atje. Forma e mirë që tregova mundësoi kalimin te Kievo.
Tashmë jeni bërë pjesë e merkatos shqiptare ku Partizani duket se do të jetë stacioni i juaj këtë sezon...
Është e vërtetë që ka pasur një interesim të klubit të Partizanit karshi meje. Tani për tani nuk mund të them asgjë, pasi çdo gjë është pezull. Unë kam lënë për sot një bisedë me presidentin Albert Xhani, ku do të bisedojmë për anët e kontratës, unë për kushtet e mija e ai për të tijat. Nëse gjejmë gjuhën e përbashkët, atëherë unë do të jem pjesë e Partizanit në këtë sezon. Do të jap më të mirën time për këtë ekip, që ai të arrijë sa më lart, pasi është një skuadër që ka emër në kampionatin shqiptar.
Cilat janë ëndrrat e Rrudhos në jetën e tij sportive?
Ëndrrat e mija janë Kombëtarja e Shqipërisë edhe aktivizimi në një ekip jashtë vendit tonë e sidomos në Serinë A që është ëndërr e çdo futbollisti. Në këtë sezon shpresoj që të bëj më të mirën, kudo që të luaj me Partizanin, apo me ekip tjetër, të kap formën time më të mirë, të luaj me ekipin e Shpresave e pse jo më vonë të marr edhe një ftesë nga trajneri Ari Han.