E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baric: “Curri, zbulimi më i mirë”

Për Debatik Currin, i cili luan te ukrainasit e Vorsklës, Barici ka thënë se është zbulimi më i mirë që prej kur ka marrë në drejtim Shqipërinë. "Po kërkoj dy futbollistë të mirë dhe ende jam në kërkim të tyre pasi ata duhet të jenë identikë me Currin dhe Canën. Me gjetjen e këtyre dy futbollistëve, atëherë do të jemi edhe më të mirë dhe shumë të fortë", ka deklaruar Baric, të dielën për "Kohën Ditore". "Curri aktualisht është lojtari më i mirë që e kam gjetur në këta gjashtë muajt e fundit. Është i përkryer dhe thjeshtë tip i lojtarit që kam kërkuar dhe që ka nevojë Kombëtarja". Kroati Baric ka kërkuar afat edhe disa muaj për të realizuar rinovimin e ekipit kombëtar. Në planet e tij është edhe mbrojtësi kosovar Blerim Rrustemaj: "Është lojtar shumë i mirë, por arsyeja e mosdebutimit ishte se pasaporta e tij është bërë dy orë para ndeshjes me sllovenët. Ai shumë shpejt duhet të debutojë, por unë kërkoj të tregojë veten se është më i mirë se mbrojtësit e tjerë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›