E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja, prishen planet

Jetmir Halilaj
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk janë të kënaqur me një emër si Malta për ndeshjen miqësore të 22 gushtit dhe kanë intensifikuar tratativat për të gjetur një kundërshtar më të fortë. "Deri tani kemi një marrëveshje verbale me Maltën, por akoma nuk është vendosur përfundimisht nëse do të luajmë me këtë ekip në miqësoren e muajit gusht – ka thënë zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Lysjen Nurishmi – Ne jemi në pritje edhe të alternativave të tjera, madje kompania që menaxhon të drejtat Tv të Kombëtares është në kërkim të një kundërshtari më të fortë dhe besoj se mundësitë janë për ta realizuar një gjë të tillë. Nuk do të ishte keq që të kishim një miqësore luksi në këto data të lira". Kërkesa e Baric për një ndeshje miqësore para sfidave me Uellsin u ka prishur planet drejtuesve të FSHF-së, të cilët e kishin programuar më 22 gush ndeshjen me këtë skuadër, por pas kërkesës së trajnerit të Kombëtares vendosën që të luajnë me përfaqësuesen uellsiane më 23 maj. "Ne po përgatiteshim të luanim me Uellsin në muajin gusht, por duke qenë se Baric kërkoi patjetër miqësore në muajin maj, atëherë i kërkuam Federatës së tyre që këtë ndeshje ta luanim shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar", ka thënë Nurishmi. Një alternativë tjetër mbetet Azerbaxhani, i cili sipas krerëve të FSHF-së i ka "borxh" Shqipërisë një ndeshje miqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›