E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto: “Holanda ka pesë Adrian Mutu”

Rumania kryeson grupin tonë me 20 pikë, tri më shumë se Holanda e vendit të dytë, por me një ndeshje më pak. Shqipëria ka humbur me të dy kundërshtarët ndeshjet e para: 2-0 më Rumaninë në Tiranë dhe 2-1 me Holandën në Amsterdam. Po kë ekip konsideron më të vështirë për Shqipërinë, Oto Baric? " Unë mendoj se Holanda është më e mirë. Dhe është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar. Rumania ka Mutunë. Ai është gati 50 për qind e skuadrës, ka dhe dy-tre lojtarë të mirë, si Dika, Civu, apo ndonjë tjetër, ndërsa të tjerët janë futbollistë mesatarë. Holanda ka katër Adrian Mutu, dhe pesë apo gjashtë lojtarë klasi. Prandaj edhe Holanda është më e mirë", jep konkluzionin e tij tekniku i shqiptarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›