E Shtunë, 31 Tetor 2026

FT, Besa-Partizani 2-1. Alikaj 58, Xhihani 65 / Gjyla 48

Një atmosferë e jashtëzakonshme, me rreth 7 mijë shikuese. Presidenti i Republikës, Bamir Topi eshte i pranishem ne stadium. Ne tribunen VIP ndodhet edhe ish-presidenit i Republikes, Alfred Moisiu. Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe trajneri i Kombetares, Baric eshte gjithashtu në Stadiumin e Kavajës per te ndjekur Besa-Partizani. Ne tribune jane dhe Bizhdili dhe Xhani Besa-Partizani 2-1 Një epërsi e lehtë e Besës, Bledar Mancaku goditi mbi traun e portës së Shehit në minutën e pestë. Abilaliaj pati rastin më të mirë për të shënuar. Veliaj i Besës iu përgjigj me një goditje të lirë. Kartoni i verdhë për Arapin e Besës për një ndërhyrje nga prapa. Besa bëri më shumë përpjekje në 30 minutat e para për të sulmuar portën kundërshtare. Partizani zhvilloi një lojë mbrojtëse duke përdorur kundërsulmin. Paulin Dhembi pati një tjetër rast, kur pasi stopoi topin goditi mbi traversë. Partizani pranë golit, kur Bakaj goditi me kokë brenda zonës së vogël. Të kuqtë ekzekutuan tre goditje radhazi nga kendi.
Pjesa e dyte: Abilaliaj i fashuar con topin te Gjyla dhe lushnjari nuk fal duke shënuar golin e parë në minutën e 48-të. Bakaj spektakolar, por edhe me teprime me topin. Besa e lodhur psikologjikisht por dhe fizikisht. Partizani pranë golit të dytë. Gjyla goditi shtyllën. Bakaj, Dhembi, Osmani me kartontë të verdhë. Arapi nga Besa. Orges Shehi neutralizon gjuajtjen e Mancakut. Enkel Alikaj në të 58' gjuan nga 25 metra dhe barazon rezultatin në 1-1 dhe thyen Shehin pas gati 600 minutash.Bakaj në të 61' nuk arriti të shënojë shumë pranë portës së Besës, në një nga momentet kulmore të ndeshjes. Xhihani dha avantazhin e Besës, kur shënoi në minutën e 65-të. Mancaku ekzekutoi një goditje të lirë, topi mbërriti te Alikaj, i devijoi sferën të Parid Xhihani, i cili nuk fali duke shënuar golin e dytë. 2-1. Skënderbeu-Shkumbini 1-2 Shënues: 10' Tiko goditi me të djathtën e tij duke mposhtur Ervin Llanin. Goli i katërt i tij sezonal. Dalipi (Shkumbini) 69' Gjyqtarë: T.Latifi, D.Koreshi-I.Shima Flamurtari-Besëlidhja 1-1 Sakaj 38'/ Petrevski 68' Gjyqtarë: E.Sino, E.Bicaku-A.Pregja Tirana-Kastrioti 0-0 Gjyqtarë: E.Peza, M.Dervishi-F.Lamaj Teuta-Vllaznia 0-3 Shënues: Vioresin Sinani 22' 35' 71' Gjyqtarë: B.Pashaj, A.Lamce-P.Goxhaj Gjyqtarë: B.Pashaj, A.Lamce-P.Goxhaj Elbasani-Dinamo 0-0 Gjyqtarë: L.Jemini, D.Salaj-E.Miho

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›