Besa e pathyeshme merr kreun

Dash Frashëri
Kryendeshja i takoi Besës, pavarësisht se Partizani realizoi i pari në Kavajë me anë të Viktor Gjylës, tri minuta nga fillimi i pjesës së dytë (48'). Kavajasit e trajnerit rumun Dumitresku jo vetëm që fituan takimin 2-1, falë golave të Enkel Alikajt (58') dhe Parid Xhihanit (65'), por morrën edhe kryesimin e Superligës duke qenë njëherësh skuadra e vetme që nuk njeh humbje në tetë javët e para. Partizani edhe pse pësoi humbjen e parë në këtë kampionat, e ruajti sërish vendin e dytë, pasi dhe Dinamo nuk shkoi me shumë se një barazim në "Ruzhdi Bizhuta" me Elbasanin, por kalendari u ofron të "Kuqeve": Elbasanin, Dinamon e Tiranën në tri javët e fundit të fazës së parë. ATMOSFERA - E jashtëzakonshme. Rreth 7 mijë shikues në stadium. Tribuna VIP nuk kishte qenë kurrë më e bukur: Presidenti i Republikës, Bamir Topi (tifoz i deklaruar i Tiranës) dhe ish-presidenti Alfred Moisiu (tifoz i thekur i Besës) ishin të pranishëm në tribunë. Përkrah tyre ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e pranë tij edhe tekniku i Kombëtares, kroati Oto Baric. Pa dyshim nuk kishin si të mungonin dy presidentët e klubeve: Xhat Bizhdili i Besës dhe Albert Xhani i Partizanit, të cilët vazhdimisht shkëmbyen batuta deri në përfundim të pjesës së parë, për t'i shtrënguar dorën njëri-tjetrit në përfundim të takimit, që si fitues pati Bizhdilin, i cili së bashku me fitoren duhet të derdhë edhe për lojtarët e tij një shumë prej gati 15 mijë dollarësh. NDESHJA – Natyrshëm nisi me Besën më këmbëngulëse. Sulmuesi i fshehur Bledar Mancaku ishte i pari që rrezikoi portën e Partizanit, kur durrsaku i Besës goditi mbi tra në minutën e pestë. Rasti më i mirë i dhjetë minutave ta para iu dha sulmuesi të "Demave", Abilaliaj, por vlonjati nuk arriti ta shenjestrojë mirë katërkendëshin e portës së mbrojtur nga shqiptaro-maqedonasi, Suad Zendeli. I menjëhershëm ishte reagimi i Besë, që rrezikoi me anë të Emiliano Veliajt me një goditje të lirë. Pak minuta më pas (28'), gjyqtari Janku ndëshkoi me karton të verdhë Arapin e Besës për një ndërhyrje nga prapa. Besa, me një Elokan tërësisht jashtë forme bëri më shumë përpjekje në 30 minutat e para për të sulmuar portën kundërshtare, ndërsa Partizani zhvilloi një lojë mbrojtëse duke përdorur kundërsulmin. Dhe me këtë strategji Paulin Dhembi ishte shumë pranë golit të parë, kur pasi stopoi topin goditi mbi traversë. Edhe Elis Bakaj ( i vëzhguar me kujdes nga Baric) ishte Partizani pranë golit, kur sulmuesi i Partizanit goditi me kokë brenda zonës së vogël. GOLAT - Të tre në pjesën e dytë dhe të gjithë brenda harkut të 20 minutave. Abilaliaj i fashuar coi topin te Gjyla dhe lushnjari nuk fal duke shënuar golin e parë në minutën e 48-të për Partizanin. Goli i tretë sezonal i lushnjarit. Partizani kryesoi 1-0. Stadiumi heshti dhe Besa u shfaq e lodhur psikologjikisht por dhe fizikisht. Partizani përfitoi dhe ishte sërish pranë golit të dytë, kur Viktor Gjyla goditi shtyllën e Besës. Bizhdili ndihet i shqetësuar me lojën e ekipit të tij, thirri nga tribuna në drejtim të trajnerit rumun, i cili e kuptoi se mund të ishte edhe ndeshja e tij e fundit në drejtimin e Besës, nëse skuadra nuk ndryshonte ritëm. Në të 53' portieri i Partizanit, Orges Shehi, neutralizoi gjuajtjen e Mancakut të Besës, kur fluturoi drejt trekëndësshit të portës së tij. Por rekordemeni i këtij sezoni me 575 minuta pa gol, nuk mundi të bënte asgjë për të ndaluar gjuajtjen e jashtëzakonshme të Enkel Alikajt në të 58'. Ish-lojtari i Partizanit sezonin e kaluar gjuajti nga 25 metra dhe barazoi rezultatin, për t'ia lënë radhën Parid Xhihanit të vuloste vulosi fitoren e Besës në minutën e 65-të. Mancaku ekzekutoi një goditje të lirë, topi mbërriti te Alikaj, që e devijoi sferën te Parid Xhihani, i cili nuk fali duke shënuar golin e dytë. Goli i katërt i Xhihanit këtë sezon. 2-1 dhe Besa në vend të parë me 20 pikë dhe me një kalendar të lehtë: Shkumbini në transfertë, Besëlidhja në shtëpi dhe Vllaznia në "Loro Borici", kur Partizani duhet të përballet me Elbasanin (në shtëpi), Dinamon e Tiranën (në kryeqytet) në tri javët e fundit të fazës së parë. Besa-Partizani, bilanci nga ‘94 2007-08: Partizani-Besa ---- 1-2 2006-07: Partizani-Besa 2-1 ---- 2006-07: Partizani-Besa 0-0 2-0 2005-06: Partizani-Besa 1-1 1-4 2005-06: Partizani-Besa 3-1 1-2 2004-05: Partizani-Besa* ---- ---- 2004-05: Partizani-Besa* ---- ---- 2003-04: Partizani-Besa 3-1 3-2 2003-04: Partizani-Besa 1-0 3-4 2002-03: Partizani-Besa 4-5 2-2 2001-02: Partizani-Besa* ---- ---- 2000-01: Partizani-Besa** ---- ---- 1999-00: Partizani-Besa* ---- ---- 1998-99: Partizani-Besa 2-1 1-2 1997-98: Partizani-Besa 3-0 1-0 1996-97: Partizani-Besa 1-0 ---- 1995-96: Partizani-Besa 0-0 0-2 1994-95: Partizani-Besa 2-1 1-2 * Besa, një kategori më poshtë; ** Partizani një kategori më poshtë Gjithsej: 23 ndeshje, 11 fitore Partizani, 8 fitore Besa, 4 barazime, golat: 38-34. (Nga Bled Kuka) TRE JAVET E FUNDIT TE FAZES SE PARE Java 9, 3 nëntor Dinamo - SK Tirana Partizani - Elbasani Shkumbini - Besa Besëlidhja - Skënderbeu Vllaznia - Flamurtari Kastrioti - Teuta Java 10, 7 nëntor Dinamo - Partizani Elbasani - Shkumbini Besa - Besëlidhja Skënderbeu - Vllaznia Flamurtari - Kastrioti SK Tirana - Teuta Java 11, 10 nëntor Partizani - SK Tirana Shkumbini - Dinamo Besëlidhja - Elbasani Vllaznia - Besa Kastrioti - Skënderbeu Teuta - Flamurtari