Sinani show në Durrës: triplete per Vllaznine

"Këpuca e artë" e sezonit të shkuar, shkodrani Vioresin Sinani dhuroi spektakël në Durrës duke shënuar 3 golat e fitores së tretë të Vllaznisë në tetë javë dhe duke zhytur në një krizë edhe me të thellë nënkampionen e Shqipërisë, Teutën e vendit të parafundit me vetëm pesë pikë, por dhe me pesë humbje.
Presidenti i "Djemve të detit", Hasanbelliu duhet të marrë masa urgjente gjatë merkatos së muajit janar nëse nuk dëshiron të përsërisë sezonin 2005-2006 kur mbijetesën e siguroi vetëm në ndeshjen direkt me play-of, kundër Skënderbeut, më të cilin ndan aktualisht edhe dy vendet e fundit. Një takim që ka pasur shumë pak histori futbolli, përvec faktit të tripletës së Sinanit: dy gola në pjesën e parë (22' dhe 35') dhe një në pjesën e dytë (71').
Sinani, golashënuesi më i mirë edhe i sezonit 2003-2004 (me 36 gola), tashmë është në kuotën e pesë golave, dhe së bashku me korcarin Ngjela, janë dhe dy shënuesit më të mirë të Superligës për momentin.
Vllaznia u barazua me Flamurtarin e Elbasanin me nga 12 pikë, pesë më pak se Dinamo që mban vendin e tretë. Kjo ishte dhe humbja e tretë e Teutës në shtëpi, teksa duket shumë e largët ajo fitore befasuese në Korcë me Skëndërbeun (1-3) në javën e parë. Durrsakët do të përballen me Kastriotin në transfertë, ndërsa shkodranët do të presin të shtunën në "Loro Borici" Flamurtarin.
Teuta-Vllaznia 0-3
Shënues: /Vioresin Sinani 22' 35' 71'
Gjyqtarë: B.Pashaj, A.Lamce-P.Goxhaj
Renditja
1 Besa 20
2 Partizani 19
3 Dinamo 17
4 Elbasani 12
5 Flamurtari 12
6 Vllaznia 12
7 Shkumbini 11
8 Kastroti 7
9 Tirana 6
12 Besëlidhja 6
11 Teuta 5
12 Skenderbeu 4