E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç-Duka kokë më kokë në Zagreb, misteret e takimit

Leonard Karaj
Nuk ka vonuar shumë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për ti kthyer reston ish-trajnerit të kombëtares, Oto Baric. Kreu i FSHF-së ka takuar mbrëmjen e së enjtes ish-nënpunësin e tij dhe i ka kërkuar shpjegime rreth deklaratës më të finit të tij dhënë të përditshmes kroate, "Jutarni List". Takimi është zhvilluar në një mbrëmje të organizuar nga Federata Kroate e Futbollit ku ishin të ftuar si Baric por edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Armand Duka i cili merr pjesë në Kongresin e UEFA-s në Zagreb. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta pranë kreut të FSHF-së. Oto Baric pati deklaruar para disa ditësh (28 janar) se dy futbollistë shqiptarë kishin trukuar ndeshjen ndaj Rumanisë. Pikërisht përë këtë gjë atij i është kërkuar llogari nga ana e presidentit të FSHF-së. Edhe në këtë rast ashtu sikundër edhe në të kaluarën Baric ka mohuar të ketë etiketuar futbollistët kuqezinj duke devijuar në disa lojtarë klubesh. E njëjta histori në një farë mënyre u përsërit edhe më 6 dhjetor 2007 kur po në "Jutarni List" Baric deklaronte se Rumani-Shqipëri ishte shitur nga shqiptarët. Por një ditë më vonë i kontaktuar nga drejtuesit e FSHF-së Baric kishte mohuar gjithcka. Ndërkohë temë bisede ka qenë edhe rroga e fundit e kroatit si trajner i kombëtares shqiptare. Në bazë të kontratës duke qenë se Baric pati dhënë dorëheqjen dhe nuk u shkarkua nga detyra, drejtuesit e FSHF-së patën bllokuar rrogën e fundit të tij. I njëjti shpjegim pak a shumë ka ardhur edhe nga goja e Dukës në takim me 75-vjecarin mbrëmjen e së enjtes. Pasi është sqaruar gjithcka mes Baricit dhe presidentit Duka, sipas burimit në fjalë të dyja palët janë ndarë të kënaqura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›