E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Dinamo 0-2: Allmuça, djaloshi i artë i Canajt

Mesfushori Igli Allmuca i dhuroi Dinamos fitoren e cmuar 2-0 në Kavajë në transfertën e vështirë me Besën, duke ruajtur njëkohësisht edhe pathyeshmërinë jashtë kryeqytetit në nëntë takimet e zhvilluara.
Ish-lojtari punëtor i Tiranës (sezonin e kaluar) shënoi dy gola kundër Besës duke i siguruar tri pikë të arta. Për 26-vjecarin, një prodhim i shkollës së Partizanit, ky ishte goli i tretë i tij në këtë sezon dhe dopieta e parë historike.
Allmuca shfrytëzoi mjeshtërisht një gabim të mbrojtësit të Besës, Zekeria Ramadani duke kaluar në avantazh Dinamon në minutën e 49-të, për ta dyfishuar sërish rezultatin gati 40 minuta më vonë, në të 86' duke shkatërruar Besën e Sulejman Starovës.
Dinamo e Agim Canaj me fitoren e saj të shtatë në transfertë ruajti diferëncën prej 6 pikësh me Partizanin e vendit të dytë, që nga ana e tij fitoi jo pa vështirësi në Korcë me Skënderbeun (1-2).
Kjo ishte fitorja e 62-të historike e bluve ndaj Besës në 109 takime të zhvilluara midis tyre. Besa, që zhvilloi një merkato të varfër dimërore (vetëm katër afrime jo cilësore) pësoi humbjen e shtatë sezonale duke u larguar përfundimisht nga zona europiane e katër vendeve të para.
Takimi i fazës së parë midis dy ekipeve i zhvilluar në Tiranë për javën e 7-të u mbyll në barazim pa gola 0-0. Në javën e 19-të Dinamo pret Elbasanin në Tiranë, ndërsa Besën e pret një ballafaqim jo i lehtë me Partizanin në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›