E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter tenton Xherrard: Mançini synon goditjen e madhe

Aurel Borici – Top News
Steven Xherrard është projektuar si objektivi i ardhshëm i merkatos së Interit. Tekniku Mancini ka lëshuar sinjale të tilla, teksa ka kërkuar iformacione nga agjenti i futbollistit, Xhiorxhio de Xhiorxhis, i cili nuk ka mohuar mundësinë e hapjes së tratative. Sigurisht që gjithcka është në fazën e sondazheve, por cështja duhet ndjekur me kujdes të madh, deri në fund të sezonit, pasi në Liverpul pritet një revoluzcion, nga i cli nuk mund të përjashtohet dhe një ide e largimit të futbollistit simbol. Një dirvorc i Xherrard me Liverpulin lidhet me rezultatet e skuadrës. Në kampionat luhatjet e fundit e kanë larguar ndjeshëm formacionin e "The Reds" nga lufta për titull, ndërkohë që në Champions, edhe pse deri tani gjithcka ka shkuar mire, përballja me Interin konsiderohet si stacioni i fundit për nënkampioët e Evropës. Dhe këto janë motive bindëse për të besuar se revolucioni është i pashmangshëm: në horizont shfaqen sipërmarrësit iraninë, që kërkojnë të këmbejnë vendet me amerikanët. Në këto kushte Xherrard mund të bindet për të gjetur motivim jashtë Anglisë, edhe pas një sërë dështimesh që ka provuar si në rang klubi dhe kombëtare. Ky është një shans i mirë për Moratin të bëjë goditjen e 100 vjetorit. Takimi i parë zyrtar mund të jetë me rastin e përballjes së dyfishtë të Ligës së Kampioneve, ku kapiteni i të kuqve do të jetë kundërshtari më i vështirë për Interin. Dhe kjo mund të jetë sfida e fundit e Xherrard si kundërshtar i Interit dhe si kapiten i Liverpulit. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›