Bariç-Kovaçiç të hënën firmosin

Trajneri Oto Baric dhe ndihmësi i tij, Slavko Kovacic do të jenë qysh të dielën në Tiranë, ndërkohë që të hënën dy kroatët do të takohen me presidentin e FSHF-së, Armand Duka për të firmosur edhe kontratën e re, që do t'i lidhë ata edhe dy vitet e ardhshme me fatet e bankinës shqiptare. Baric ka pranuar parimisht ofertën e reduktuar financiare, dhe po me këtë qëndrim ka dalë edhe Kovacic. Nëse të dy trajnerët nuk do të firmosin atëherë Duka do të nisë kërkimet për trajner të ri.