Berluskoni: “Ne mund të marrim Adrianon”

Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë të varfër brenda dhe jashtë fushës në 18 muajt e fundit. "Perandori" ka luajtur vetëm në katër ndeshje dhe nuk është aktivizuar asnjë minutën në tre ndeshjet e fundit të Interit në Serinë A kundër Palemos, Xhenoas dhe Juventusit.
Spekulimet në Itali janë të mëdha dukë i mëshuar versionit se Adriano dëshiron të largohet nga klubi me kërkesën e parë të ndonjë skaudre futbolli.
"Adriano dëshiron të largohet nga Interi? A dëshirojmë ta marrim ne atë? Atëherë po ju themm se nuk ka klub në botë që nuk do ta dëshironte Adrianon", - tha Berluskoni.
Presidenti 71-vjecar i Milanit komentoi edhe problemet personale të Adrianos. Braziliani pranoi të mërkuën se ende vuan nga depresioni që pësoi pas vdekjes së të jatit të tij. "Gjithcka varet nga ambienti që ai ka përreth tij", - shigjetoi Berluskoni.
Ish-kryeminstri italian foli edhe për Inzagin pas golave të tij me Shahktarin. "Pipo bën phesë në historinë Milanit"