E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes vendos euro-rekord te Barça

Viktor Valdes shkruajti emrin e tij në historinë e Barcelonës pas ia doli të mbajë të pastër portën e tij në ndeshjen kundër Rejnxhërsit duke thyer rekordin e klubit për mos pësimin e golave në kompeticioent europiane. Gardiani katalanas nuk ka pësuar gol qysh kur Xhon Arni Ris shënoi në "Kamp Nou" në shkurtin e kaluar dhe rekordi i tij pa pësuar gol ka shkuar në 466 minuta. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Pere Valenti Mora në mesin e viteve 1970, kur e mbrojti të paprekur portën për 406 minuta. "Uën jam shumë i lumtur të vendos një rekord të këtij lloji. Unë nuk e dija këtë fakt përpara ndeshjes dhe nuk dua t'i jap shumë rëndësi", - tha portieri i Barcës. "Gjithsesi këtë e konsideroj edhe si një kompliment të punës sime dhe të gjithë ekipit në zonën e mbrojtjes. Për mua mbetet vetëm një statistikë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›