E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Adriano nuk shkon asgjëkundi”

Shtypi italian është në një mendje se "Perandori" do të largohet nga Interi në muajin janar. 25-vjecari ka luajtur vetëm katër ndeshje gjatë këtij sezoni dhe në Interin aktual është opsioni i pestë në sulm, pas Zlatan Ibrahimovic, Hernan Crespo, Julio Cruz dhe David Suazo. "Ne kishim shanset ta jepnim atë me huazim, por faktet tregojnë se ai është i lumtur të qëndrojë këtu", - deklaroi presidenti i zikaltërve, Masimo Morati. Adriano pohoi së fundi se ende vuan nga depresioni pas vdekjes së të atit të tij. Gjithsesi, edhe trajneri i Interit, Roberto Mancini është dukë dëshmuar pas simpati për të dhe është duke mbajtur një linjë të ashpër afrimi me brazilianin. "Mancini është për Adrianon si një vëlla i madh", - shpjegon Morati. "Ai ka eksperiencë të madhe dhe pret shumë nga Adriano. Komentet e tij janë një shtytje dhe jo një ndëshkim". Adriano ka të ngjarë të mbetet sërish jashtë kur të dielën Interi do të presë Lacion për ndeshjen e ardhshme në kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›