Vidiç: “Të luash te Mançesteri është një privilegj”

Qëndërmbrojrësi serb Nemanja Vidic u shpërbly për lojën e qëndrueshme të tij me zgjatjen e kontratës me kampionin në fuqi të Premier League, Mancester Junaitid.
Vidic është shndërruar në një lojtar kyc dhe luajti një rol të dorës së parë në triumfin e vitit të kaluar dhe po tregon një formë të shkëlqyer në sezonin aktual. Kontrata e tij e ri do ta lidhë atë në "Old Trafford" deri në vitin 2012.
"Të luash për këtë ekip është një privilegj", - tha serbi 26-vjecar për faqen zyrtare të Mancesterit. Trajneri Ferguson e cilësoi punën e tij si të shkëlqyer. "Ai është një anëtar popullor i skuadrës".