E Diel, 1 Nëntor 2026

Bariç: “Kroacia nuk do ta lejonte kurrë një Sotir Nini të luante për Greqinë”

(pjesa e tretë): Albania-sport.com: Pas luksit të miqësores, ku ju lejohen edhe eksperimentime, menjëherë vjen ndeshja me Slloveninë, ku Shqipëria ka nevojë për pikë të plota. Sa e përgatitur është Kombëtarja për fitoren e parë në grup?
Otto Baric: Unë e njoh në një farë niveli futbolli slloven. Ndjek zhvillimet në kampionatin e tyre dhe disponoj një numër kasetash të ndeshjeve të Sllovenisë. Disa prej lojtarëve të tyre luajnë edhe në Kroaci. Dua të theksoj se mbi 75% futbollistëve nuk luajnë në Slloveni, por në disa kampionate të rëndësishme europiane. Në vitet e fundit ata kanë bërë përparime. Nuk duhet të harrojmë se ata gëzojnë kushte shumë më të mira infrastrukture dhe kanë mundësi më të mëdha se Shqipëria. Unë besoj se vetëm shpirti i sakrificës, mobilizimi i madh dhe ndërgjeshmëria se kjo ndeshje duhet fituar, Shqipëria mund ta fitojë atë takim. Personalisht do të më hidhëronte shumë një disfatë e dytë në Shqipëri.
Albania-sport.com: Ju vlerësuat disa lojtarë nga grumbullimi i dhjetorit me kandidatët e thirrur...
Otto Baric: Ndoqa me shumë vëmendje disa lojtarë të cilat për mua gëzojnë vlera futbollistike. Fatkeqësisht shumë prej tyre nuk mund t'i kem në Antalia. Një nga këta është dhe Labinot Haliti, i cili aktivizohet në Australi, shumë larg Shqipërisë. Ia kam thënë dhe atij personalisht se ai duhet të gjejë një ekip në Europë. Unë dua të bëj shumë për të. Përse? Nëse ai do të thirrej rregullisht në grumbulimet e Kombëtares, udhëtimi i tij do të zgjaste dhjetë ditë vajtje-ardhje dhe kurrë nuk do të ishte në topformë. Unë, për interesat e futbollit shqiptar i kam gjetur atij një ekip në Europë. Dhe ky është Varteks i Varazhdinit, që renditet i treti në Kroaci. Është një ekip i ri, me një trajner shumë të formuar. Klubi nuk ka shumë para, por ka një organizim të mirë si Tirana në Shqipëri. Dy nga lojtarët më të mirë të Varteksit luajnë jashtë Kroacisë dhe fitojnë shumë para. Unë jam i bindur se Labinoti në gjashtë apo një vit do të jetë lojtar stabël i përfaqësueses shqiptare dhe do të luajë për një klub të madh. Garantoj për këtë.
Albania-sport.com: Një tjetër talent që po bën bujë në Greqi është dhe 16-vjecari Sotir Nini, i cili aktivizohet me Panathinaikos. A ju kanë servirur ndonjë informacion për të?
Otto Baric: Po kam dëgjuar. Por ajo që më trishton është roli i pakët që po luan federata shqiptare. Vetëm për ju kjo duket e vështirë. Nëse ky futbollist do të ishte me origjinë kroate dhe do të gëzonte një pasaportë të tillë, të jeni i bindur se federata kroate nuk do ta lejonte kurrë të luante për Kombëtaren greke. Kjo nuk është në të vertetë puna ime, por unë do të isha i lumtur të kisha lojtarë të tillë në të ardhmen. Një nga pyetjet e përhershme shqetësuese që më bëjnë ka të bëjë me numrin e madh të lojtarëve shqiptare që vinë nga Kosova. Mos harroni se 80& e tyre familjet i kanë jashët Kosovës dhe janë formuar prej vitesh në kampionatet e huaja. Nëse edhe Shqipëria do të ishte prej kohësh e hapur ndoshta do të kishte 100%të lojtarëve që luajnë jashtë.
Albania-sport.com: Ndryshe nga rekomandimi juaj, Hamdi Salihi zgjodhi SV Ried dhe jo Rapidin e Vienës, ku ju përcollët edhe kredencialet më të mira për "Gerd Mylerin e Shqipërisë", sic e cilësoni ju?
Otto Baric: Hamdi Salihi është një sulmues me të ardhme të madhe. Unë besoj se ai është tërhequr nga aspekte që kanë të bëjnë me anën financiare të kontratës së tij. Unë kam folur personalisht me trajnerin e SV Ried dhe i kam kërkuar atij të ketë durim në lidhje me Salihin. Në Europë konkurrenca është shumë e fortë. Nëse një sulmues për të cilin është investuar shumë sidomos në aspektin e dobishmërisë së tij, nëse nuk do të gjejë shpejt rrugën e golit, mund të mënjanohet pa mëshirë. Kjo nuk është një rregull që vlen vetëm për Salihin, por dhe për lojtarë me eksperiencë si Bogdani. Unë e konsideroj si lëvizje në momentin e duhur transferimin e tij te Kievo. Në rast se te Siena, Bogdani ishte sulmuesi i tretë te Kievo është opsioni i parë.
(vijon...)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›