Erjon Bogdani: “Asnjë hakmarrje”

Nga Altin Manallari
Kështu ndodh ndonjëherë dhe nuk është rasti të kërkosh "përse?"-në. Ndodh kështu dhe kaq, që askush të mos ndihet në faj dhe të kërkojë arsyet. "Kështu shkoi, nuk kam asgjë për t'i marrë, dhe asgjë për t'i dhënë Sienës". Është pikërisht ky thelbi i një prononcimi të sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani, në prag të ndeshjes kudër ish-skuadrës së tij, Sienës. Ai është djalë serioz. Kthehet në Siena, pa ndjerë ethet e një hakmarrjeje. Pa rritim, pa armiq për të mundur, madje... "Kam qenë atje deri pak ditë më parë, ata me të cilët do të përballemi si kundërshtarë, ishin miqtë e mi të skuadrës. Bereta? Po, edhe ai, më mungon. Nuk është se nuk më ka aktivizuar kurrë eh... Duhet të respektohen zgjedhjet e tij, të kuptohet se një trajner duhet të dërgojnë në fushë 11-lojtarë dhe jo gjithmonë në 11-she mund të jesh ti. Jo, nuk kam ikur nga Siena prej Beretës". Por ai ka nënvizuar se thjeshtë e kishte ndjerë se kishte ardhur momentin për të ndryshuar skuadër dhe kaq. Dhe ishte i qartë dhe i bindur në zgjedhjen e tij edhe pse e kërkonin edhe Palermo e Xhenoa. Zgjodhi Kievon ku e kanë pritur më krahë hapur. E dija se nuk do të kisha probleme për t'u integruar në lojë dhe në shoqëri me të tjerët. Kievo luan mirë, ndaj Katanias më dukej sikur kisha luajtur gjithmonë këtu. Goli? Nuk është problem. Goli do të vijë në kohën e duhur...". Tregon se të dielën, rastin e mirë që pati e ka gjuajtur me "të majtën", që nuk është këmba e tij më e mirë. "Po duhet ta përmirësoj", - buzëqesh. Ndërkohë që rikthehet te kujtimet me Sienën. "Një vit shumë i bukur, gola e duartrokitje. Janë gjëra që nuk harrohen, mbeten në kujtesë". Sjelle me vete te Kievo, pamjen e re të "Van Bastenit të provincës". "Beh, - qesh, - të mos ta ekzagjerojmë... Le të themi se nëse mendoj për ndonjë lojtar si idhull, mendoj për Van Bastenin". Kujton se kur ishte fëmijë dhe koleksiononte figurat (e holandezit) në Shqipëri. Ishte një lojtar që ëndërronte dhe studionte, "sepse mamaja dhe babai më kanë lënë gjithmonë të luaj, por më kanë kërkuar gjithashtu që të jem serioz edhe me mësimet". Mamaja mësuese, si babai. "Mamaja nuk ka qenë mirë pak kohë më parë. U operua në Milano, edhe për këtë arsye gjerat nuk shkuan mirë te Siena", - tregon ai. – "Sepse kur nuk je i qetë, kur ke probleme familjare, është e vështirë të jesh në formë. Futbolli është i rëndësishëm, por nuk është gjithmonë në vendin e parë". Tani mamaja është mirë dhe Erjoni është në paqe me vetveten. Do të kthehet atje, ku i kanë dashur të mirën, me buzëqeshje në buzë. "Nuk do të synoj të hakmerrem, kjo është e sigurt. Ika, u ndamë, miq si më parë. A nuk thuhet kështu këtu, apo jo?".