E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: “Kualifikimi në Botëror? Është shpejt”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar për mediat sportive se trajneri Baric si objektiv të mundshëm do të ketë kualifikimin në Botërorin e Afrikës së Jugut, duke luftuar për të marrë vendin e dytë. Ja dhe kundëreagimi i Baricit: "Nëse ai (Duka) e ka thënë kështu, do të thotë se ka parë përparimin e skuadrës sonë, dhe ne të gjithë do të bëjmë hapat e mëtejshme. Edhe unë dua të bëj të njëjtën gjë, por (nënqesh), kjo varet edhe nga grupi në të cilin do të biem. Pasi mund të kemi Gjermaninë dhe Italinë. Ne mund të themi se do të luftojmë për vendin e dytë, por si do ta merrnit ju (gazetarët) këtë deklarim. Edhe dicka tjetër: ne kemi një objektiv, jemi bërë më të mirë, do të përmirësohemi akoma, por ka kundërshtarë akoma dhe më të mirë se ne. Ne nuk i njohim ende kundërshtarët e grupit tonë, kjo pyetje do të ishte mirë të behej pas një muaji, kur edhe ne të njihnim kundështarët".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›