E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shikues dhe 40 mijë euro gjobë

Komisioni i Apelit në UEFA ka gjobitur me 60.000 franga Federatën Shqiptare të Futbollit, për shashkën e hedhur në ndeshjen Shqipëri-Hollandë (0-1). Megjithatë, ndeshja e 17 nëntorit midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet me tifozë, duke e ndryshuar kështu vendimin e Komisionit të Disiplinës që kjo sfidë të luhej me dyer të mbyllura. Megjithatë, shuma që do të paguhet është disi e madhe, por sipas institucionit numër një të futbollit "kjo bëhet për ti dheenee mundësinë tifozerisë Shqiptare për të ndjekur ndeshjen në shkalleet e stadiumit." Vendimi i marrë nga UEFA erdhi disi me vonesë. Ky dënim habiti pa masë të gjithë, duke pasur parasysh faktin se ishte luajtur një ndeshje për eliminatoret e Evropianit 2008, Shqipëri- Bullgari me tifozë. Madje në shtyp u shkruajt sikur kjo ishte një strategji për të bërë të mundur që të ishte Hollanda ajo që do të kualifikohej për në finalet e Evropianit Austri dhe Zvicër.
Kështu përvec pezullimit të teknikut Baric, për kuqezintjë hapej edhe një problem tjetër, ai i zhvillimit të ndeshjes pa tifozë. Kjo do të shtonte edhe më telashet për kombëtaren, duke pasur parasysh se djemve të Baricit u duhet patjetër fitorja në mënyrë që të jenë arrijnë objektivin, vendin e katërt në grup. Megjithtë, tashmë është vendosur, 60000 franga në këmbim të përkrahjes së zjarrtë kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›