E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende mister për kontratën e re të Bariçit

Nëshkrimi i kontratës së re të Baricit po futet në kalendat greke. Aq sa po krijon dyshime të mëdha në ambientin sportiv. Por a e ka nënshkruar zyrtarisht Barici kontratën e dytë me FSHF-në" dhe a do të ndikojë rezultati me Bjellorusinë në fatin e Otos? "Nuk e kuptoj pyetjen, - tha Baric, duke shmangur thelbin e saj. "Nuk do të ishte normale në Europë që dy njerëz, njerëz seriozë bëjnë një marrëveshje, dhe të thonë se ajo do të nënshkruhet sot ose nesër, dhe t'i japin dorën njëri-tjetrit". Rasti Brigel flet shumë, kur gjermani nënshkroi në parim dhe refuzoi të firmoste zyrtarisht pas kushteve që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, shoqëroi kontratën e tij. "Unë nuk kam të bëj me Brigelin dhe nuk e di se cfarë kontrate i propozoi federata, të cilin ai nuk e pranoi. Unë nuk do t'i hyja këtyre gjërave. Nëse një trajner bën dicka të mirë gjatë disa muajve punë, dhe më pas të varet nga një ndeshje e vetme, atëherë do të ishte më mirë që unë të mos isha këtu (në Shqipëri). Kjo tregon se ky besim nuk ka ekzistuar. Kontrata është e rëndësishme për mua, por për këtë mund t'i bënit pyetje edhe presidentit (Duka). Nëse ka ndodhur dicka jo korrekte me Brigelin, do të thotë se dicka nuk ka qenë korrekte në atë kohë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›