Baric: "Lojtaret e kampionatit shqiptar, të pafuqishëm fizikisht"

Oto Baric e ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe njeh thuajse të gjithë lojtarët e ekipeve kryesore të kampionatit shqiptar. Gjithmonë ai ka përsëritur dhe ka kërkuar të njëjtën gjë. Lojtarët nuk gëzojnë gjendje të mirë fizike dhe pak përpjekje bëjnë për të ritur kondicionin e tyre, Janë tetë lojtarë nga kampionati shqiptar ndër 20 të grumbulluarit, si "kurrë nuk ka pasur lista e Kombëtares kaq shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, thotë Baric, që shton: "Dua të them dicka të rëndësishme. Ne kemi shumë probleme me lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar. Ata e kanë të vështirë të ruajnë dhe të përballojnë një ngarkesë të nivelit ndërkombëtar". Trajneri është i shqetësuar se shumë pak lojtarë cilësorë i kanë mbetur në kampionatin shqiptar. "Është një mrekulli që Berisha luan te Hamburgu, edhe pse në ekipin e dytë, por nga ana gjendjes fizike ai është në gjendje shumë më të mirë se lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar", - argumenton Baric, i cili paralajmëron. se nëse lojtarët shqiptarë nuk do të rriten nga pikëpamja e kondicionit fizik dhe nuk do të stërviten fort ne do të kemi probleme të mëdha në ekipin Kombëtar. "Po ju jap një shembull. Rrustemi nuk është lojtar i ekipit të parë të Borusias së Mënshengladbahut, por në ekipin amator, pro nga pikëpamja fizike ai është shumë më mirë se lojtarët që janë në Shqipëri. Ervin Bulku mund të jetë një lojtar i fuqishëm për në Shqipëri, por ai para dy-tre muajve ishte më i fortë fizikisht se tani. Unë dua të flas kundër këtyre lojtarëve, por unë flas për gjendjen e tyre. Unë shpresoj se kundër Luksemburgut mos e tregojnë gjendjen e dobët fizike, sic e treguan kundër Holandës apo Bullgarisë. Shpesh unë planifikoj ndeshjen me një lojtar të mirë shqiptar, si Muka apo Duro, por më duhet t'i bëj llogaritë për vetëm 45 minuta në formën e tyre më të mirë. Ky është një problem për mua, pasi mua duhet t'i ndërroj ata dhe të prish edhe fizionominë e lojës sime", - shpreh shqetësimin e tij trajneri Baric.