E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: “Si e njoh une Luksemburgun”

"Unë kam njohuri të mjaftueshme për Luksemburgun dhe ndaj tyre kam luajtur para katër vitesh më parë kur kam qenë trajner i Kroacisë. I fitova të dyja ndeshjet në Luksemburg dhe në Kroaci. Atëherë Luksemburgu drejtohej nga një trajner gjerman që ndërtoi edhe skuadrën e sotme. Luksemburgu nuk është një ekip aq lehtë sa mendohet dhe këtë e tregojnë dhe rezultatet e tyre të fundit me Holandën dhe Bjellorusinë. Unë kam parë tre kaseta nga ndeshjet e tyre të fundit dhe një prej tyre do ta analizojmë hollësisht me ekipin. Dy nga tre ndeshjet e fundit ata kanë luajtur shumë në mbrojtje dhe luajnë me skemën 4-5-1. Nëse do të pësojnë shumë shpejt një apo dy gola atëherë do të hapen. Kështu u ndodhi edhe me Rumaninë kur ata humbën 3-0 në Bukuresht. Unë e njoh shumë mirë Luksemburgun. Është një skuadër e thjeshtë, solide dhe e mirë, kuptohet në nivelin e tyre"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›