Ervin Bulku drejt Bundesliga 2?

Ervin Bulku sezonin e ardhshëm mund të luajë në Bundesliga 2. Për mesfushorin e Tiranës dhe të Kombëtares ka kohë që interesohen menaxherë të rëndësishëm gjermanë. Lajmin për albania-sport e dha, menaxheri i FIFA-s në Gjermani, Alfred Mane, i cili pohoi se në Luksemburg, në ndeshjen e 6 qershorit, së bashku me të do të jenë tre presidentë të klubesh të Bundesligës 2, në vëmendje të cilëve do të jenë tre lojtarë të Kombëtares shqiptare, njëri prej të cilëve është Ervin Bulku. Shembujt e Fatmir Vatës, Altin Lalës, Ervin Skelës dhe sidomos Edmond Kapllanit, i cili ka krijuar emër të respektuar edhe pse ka vetëm dy sezone në Gjermani përbëjnë një bazë të mirë për menaxherët gjermanë të klubeve si Greuther Fürth, Padeborn, Mainz dhe Karl Zeis Jena.