E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesorja, Shpresat mundin Tiranën 2-1

Sokol Paja
Ekipi i shpresave ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Tiranës në një ndeshje miqësore të zhvilluar dje pasdite në Selman Stermasi. Nd4eshja pavarësisht se ishte miqësore u luajt me shumë dëshirë sportive ku nuk munguan kartonët dhe ndërhyrjet e ashpra. Takimin gjatë gjithë takimit e kanë dominuar djemtë e Artan Bushatit të cilët duhet thënë se kanë qenë superiorë gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë ka qenë më e fortë dhe skuadrat u treguan më të kujdesshme. Në pjesën e dytë i pari që ka hapur serinë e golave për këtë takim ka qenë sulmuesi i Partizanit, Malindi dhe më pas ka dyfishuar në një aksion model Thana. Për ekipin e drejtuar nga Astrit Hafizi ka shkurtuar diferencën e golave Oriand Abazaj me një parabolë mbi portierin Ujkani. Në këtë takim të dy ekipet kanë testuar vetveten dhe njëra tjetrën për ndeshjet që i presin, Shpresat për ballë Greqisë dhe Ishujve Faroe ndërsa, Tiranën faza e dytë e kampionatit. Në ndeshjen e zhvilluar sot të dy trajnerët mbeten të kënaqur me atë që treguan djemtë e tyre në fushën e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›