Hafizi: Në janar mund të blejmë sulmues

Bledar Kuka
Një lajm jo i mirë për sulmuesit e Tiranës. Trajneri Astrit Hafizi, u shpreh dje për gazetarët se po mendon sesi do t'ia bëjë për mungesën e golave. "Ne duam sa më shumë pikë dhe pikët arrihen duke shënuar gola, - tha Hafizi, - ne nuk e kemi vendosur ende nëse do të marrim sulmues të tjerë apo jo, këtë do ta përcaktojmë në fund të vitit". Pra, ekziston një mundësi që për Xhafajn, Fortuzin, Abazajn, Merkocin apo edhe Mukajn kur luan sulmues, konkurrenca të shtohet. Përsa i përket Daniel Xhafajt, Hafizi theksoi se sulmuesi vlonjat ka më shumë probleme përshtatjeje. "Nuk është puna se nuk është i mirë, as që skuadra nuk e ndihmon, - tha shkodrani, - por është problem përshtatjeje, sepse Teuta ishte e ndërtuar ndryshe, saktësisht për lojën e Xhafajt. Por mendoj se edhe shokët mund të bëjnë dicka më shumë për të".