E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Shën Nikolasit, nje senduk per Edmond Kapllanin

Në ditën e Shën Nikolasit (6 dhjetor në Gjermani), faqja sportive sportal.de ka bërë edhe një listë dëshirash për 18 klubet që marrin pjesë në Bundesligën 1 gjermane, ku padyshim përfshihen edhe ato të shqiptarëve: Hanoveri i Altin Lalës, Energi Kotbus i Ervin Skelës dhe Karlsruhe e Edmond Kapllanit. Dëshirat janë interesante dhe po e fillojmë me Karlsuhen. "Në të vërtetë skuadra nga "Vildpark" nuk duhet të shprehte asnjë dëshirë. Si një skuadër e ringjitur ndodhet në vendin e pestë, vetëm me tetë pikë pas Bajernit. Vetëm bilanci i golave 16-18 e bën pak më të hidhur gjendjen e tyre. Nga sulmuesit e ekipit ka shënaur deri tani një herë Sebastian Freis dhe dy herë Kristian Tim. Pjeses tjetër, dhe mbi të gjitha Edmond Kapllanit, i cili deri tani është i pasukseshëm, do t'i dhurohet një sënduk. Dhe dëshira që ka Karlsuhe për sulmuesin e saj, Herr Kapllanin – i cili tregon me kënaqësi Xhokerin (lojën me letra në faqen e tij) – është të tregojë se si mund të shënojë gola pa u nxehur shumë gjatë". Te Hanover 96 i Lalës po përjetojnë ditë të mira. 24 pikë në 15 ndeshje dhe vendi i shtatë në Bundesligë. Më mirë se kaë nuk mund të ndodhte. Energi Kotbus i Ervin Skelës, duhet të bëjë të pamunduër. Pas 11 ndeshjeve të para grummbulloi pesë pikë, ndërsa në katër ndeshjet e dyta ka grumbulluar 11 pikë të bukura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›