Lala humbet ndeshjen me Verderin

Hanoveri nuk do të ketë në ndeshjen kundër Verder Bremenit, skuadrës që renditet e dyta në Bundesligë shërbimet e mesfushorit shqiptar, Altin Lala, i cili pësoi një dëmtim muskular. Trajneri i Hanover 96, Diter Heking do të jetë edhe pa mbrojtësin Mikael Tarnat, por dyshime të forta janë edhe për ish-lojtarin e Bremenit, Frank Fahrenhorst si dhe për Benjamin Lauth e
e Hanno Balitsch. "AWD Arena", stadiumi ku do të luhet edhe ndeshja, është i shitur plotësisht (49.000 vende).